Marrëveshja që Irani nënshkroi me gjashtë fuqitë botërore në vitin 2015 hoqi shumicën e sanksioneve ekonomike në këmbim të kufizimeve të rrepta në programin e tij bërthamor.
Presidenti iranian, Hassan Rouhani, u premtoi popullit të tij investime të reja dhe vende pune. Asgjë nuk shkoi siç prisnin, dhe Donald Trump e quajti paktin bërthamor “marrëveshjen më të keqe ndonjëherë”. Amerika u tërhoq nga marrëveshja në maj dhe rivendosi disa sanksione në gusht.
Më 4 nëntor do të vendosen sanksione mbi industrinë e naftës së Iranit.
Herën e fundit që Amerika e bëri këtë, eksportet e Iranit ranë nga 2.5 milion fuçi në ditë në 2011 në 1.1 milion tre vjet më vonë. Askush nuk e di se sa do të bien këtë herë.
Koreja e Jugut dhe Japonia ndaluan blerjen e naftës iraniane. India reduktoi importet e saj.
Deri në fund të vitit, megjithatë, shitjet iraniane të naftës do të jenë të paktën 1 milion. Nafta përbën pothuajse 70% të eksporteve të saj dhe gjysmën e të ardhurave të qeverisë. Ekonomia tashmë është e dobët. Inflacioni u rrit në 15.9% muajin e kaluar. Greva dhe protesta shpërthejnë çdo ditë.
Pavarësisht trazirave ekonomike, Irani nuk ka rifilluar punën bërthamore. Përkundrazi, ai i ka kërkuar ndihmë Evropës, duke shpresuar që do ta ndihmojnë në shmangien e sanksioneve.
Trump nuk do t’i çojë eksportet e naftës në Iran deri në zero, por ai do të shkaktojë dëme. Sanksionet janë një mjet, jo një strategji. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka një kërkesë. Ai i kërkon Iranit jo vetëm të ndalojë programin e tij bërthamor, por edhe të ndalojë testimin e raketave balistike, të tërheqë trupat e saj nga Siria etj.
Mbledhur së bashku kjo i bën thirrje Iranit të ndryshojë doktrinën. Ka pak gjasa që Irani do të bëjë kompromis.
Trump është i bindur se mund të bëjë një marrëveshje më të mirë se paraardhësi i tij. Por me kë? Rouhani do të largohet nga posti më 2021. Një lider edhe më i ashpër mund ta zëvendësojë, dhe kështu mund të shtohet vështirësia për të arritur një marrëveshje…