MENU
klinika

Moderatori

Ardit Gjebrea tregon ekipin e zemrës

25.11.2018 - 17:46

Përtej personazheve të ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E diela shqiptare”, në Tv Klan, ku përcillen histori nga më të ndryshmet, moderatori Ardit Gjebrea nuk nguron të na tregojë edhe ndonjë detaj nga jeta e tij.

Meqenëse sot një prej protagonistëve ishte tifoz me Partizanin, Ardit Gjebrea tha se edhe ai që i vogël ka qenë me Partizanin, por motra e tij u martua me një tifoz të Dinamos.

“Unë do ta mbyll me një thirrje, forca Tirona. Që ta dini ju dhe unë jam një tifoz i Partizanit edhe pse motrën ma mori një dinamovit, kështu që m’u fut Dinamo në shtëpi, pastaj miq nga Tirana.

Si përfundim u bëra me Kombëtaren, me atë jemi të gjithë”, – u shpreh Ardit Gjebrea, një artist që në fakt shumë rrallë shihet në stadium.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dhimbja s’do kalojë kurrë!”

Ardit Gjebrea flet për humbjen e prindërve