MENU
klinika

Kriza bavareze

Bayern Munchen “fut në rreth” Zidane

13.11.2018 - 21:12

U mendua se Bayern Munchen e kaloi krizën, madje publikisht drejtuesit bavarezë ia vunë fajin medias, por humbja 3-2 ndaj Dortmundit dhe fakti që tashmë gjenden -7 pikë nga verdhezinjtë, ka lëkundur shumë pozitat e trajnerit Niko Kovaç.

Siç raporton “OK DIARIO” në Spanjë, drejtuesit bavarezë i kanë paraqitur një ofertë për stolin Zinedine Zidane. Francezi është pa ekip, që kur u dorëhoq nga Reali Madrid në fundin e sezonit të kaluar.

Kjo ofertë duket e parefuzueshme, por priten zhvillime të reja, edhe pse ditët e fundit, në intervista për shtyp, drejtuesit e Bayen kanë deklaruar se do vazhdojnë t’i besojnë kroatit Kovaç.

kovac niko
kovac niko

 

Nuk është hera e parë që emri i Zidane lëkund pankinat europiane, kur kujtojmë që edhe Mourinho mund ta kishte pësuar. Zidane gjithashtu lakohet edhe si drejtor i përgjithshëm i Juventus, pa harruar ofertën faraonike nga Katari për Botërorin 2022.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN