Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë dy prej artisteve shqiptare favorite që mund të rrëmbejnë ndonjë çmim në edicionin e këtij viti në “MTV EMA”.
Ato na kanë bërë shpesh krenarë për arritjet e tyre muzikore në mbarë botën, përfshirë këtu edhe këngëtaren tjetër me origjinë nga Kosova, Rita Ora.
Teksa Bebe Rexha është nominuar në kategorinë e këngës më të mirë, Dua Lipa ka gjasa të fitoj në katër kategori të ndryshme.
Por, përpost dyshes së lartë përmendur në këtë ngjarje madhore të muzikës do të jetë prezent edhe një këngëtar tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Ermal Metën, i cili ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se do të jetë ambasador special i këtij festivali muzikor.
Fitues i edicionit të vitit të kaluar në kategorinë “Best Italian Act”, dhe pjesmarrës duke pëfaqësuar Italinë në Eurovizion, Ermal Meta do të udhëtojë në Bilbao, për të zbuluar të gjitha sekretet e “MTV EMA”, së bashku me Yuri Gordon.
Theksojmë se “MTV EMA 2018” do të zhvillohet në “Bilbao Exhibition Centre”, mbrëmjen e së dielës, më 4 nëntor.
Ndërkohë, Ermal Meta është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.