MENU
klinika

Presidenti i FSHF, Armand Duka

“Bilanci i Panuccit pas 2 sfidave, lëvizje te moshat”

14.11.2018 - 12:14

Federata Shqiptare e Futbollit po ndjek me kujdes punimet që po bëhen në dy kantiere, në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe në të ashtquajturën “Shtëpia e Futbollit”. Sot ishte vetë presidenti i FSHF, Armand Duka, që ka vizituar selinë e re të FSHF-së, ku ka vëzhguar ecurinë e punimeve.

Si është raporti me Qeverinë ndërkohë që iu ka sjell Autoritetin e Konkurrencës?

Është e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të ndjekur projektet e zhvillimit. Jo vetëm futbollit të luajtur, por edhe krijim të infrastrikturës për të përgatitur futboll sa më bashkëkohor.

Ky është një kompleks që nuk është vetëm për zyrat e FSHF-së, por për të krijuar të gjitha kushtet për skuadrat futbollit kombëtare. Do të ketë edhe 2 mini-stadiume, me kapacitet 500 vende.

FSHF shtepia e re
FSHF shtepia e re

Në të do të bëjnë stërvitje ekipet kombëtare. Janë programuar edhe këto 2 mini-stadiume se në të ardhme çdo gjë do të jetë e ndjekshme nga publiku dhe stërvitjet të bëhen të hapura.

Paralelisht po bëhet edhe stadiumi?

Stadiumi plotëson të gjitha kushtet për mediat dhe të gjithë. Është një prezantim dinjitoz jo vetëm i futbollit, por edhe i Shqipërisë. Mezi po presim që ta inagurojmë në 2019. Gjithashtu, edhe kjo është e rëndësishme. Ky projekt i shtëpisë së futbollit shqiptar. Projekti është i financuar 100% nga FIFA.

Do të respektohen afatet?

Objektivi i stadiumit është që ne në mars të luajmë. Nuk mund të them 100%. Gjithsesi, varet edhe nga shorti i dhjetorit, nëse ne do të luajmë në shtëpi apo jo.

duka armand
duka armand

Pak orë më parë është larguar Lenjani nga grumbullimi…?

Në futboll është normale. Janë të gjithë njësoj me kualitet. Stafi sa më shumë alternative të ketë, aq më mirë është. Futbolli kështu është. Shpresoj të bëjnë paraqitjen më të mirë të mundshme. Është e vështirë për të tentuar kreun e grupit, por është e rëndësishme të fitojmë ndeshjen. Nëse në fund renditemi me pikë të barabarta me kundërshtarin, nuk e quajmë edicion të dështuar.

Si e vlerësoni punën e trajnerin Panucci?

Është e vështirë ta analizoj tani punën e trajnerit, përpara një ndeshje. Bilanci i tij do të bëhet pas 2 ndeshjeve.

Mund të konsiderohen si 2 ndeshjet e fundit të Panuccit?

Duhet të flasim pozitivshit për t’i dhënë kurajo. I ftoj gjithë shqiptarët të mbështesin Kombëtaren.

Kombetarja u-19
Kombetarja u-19

Trajnerët e moshave kombëtare, do të ketë ndryshme?

Kemi bërë një seancë të parë të analizës. Do të ketë ndryshim pothuajse të gjithë stafeve të ekipeve të moshave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF largon presionin

Duka: Kombëtarja e Shqipërisë, jo e Panuccit

Presidenti i FSHF për humbjen

Duka: Koha e llogoreve nuk vlen për askënd