MENU
klinika

"Të gjitha opsionet janë në tryezë"

Brexit/ Partia Laburiste sugjeron referendum

11.11.2018 - 16:14

Politikania e Partisë Laburiste në Britani, Emily Thornberry i ka thënë BBC-së “të gjitha opsionet për Brexit mbeten në tryezë”, duke përfshirë një referendum të ri.

Ajo u pyet për komentin e bërë  nga lideri i partisë Jeremy Corbyn në një gazetë gjermane, ku tha se Brexit nuk mund të ndalet.

Qeveria ende nuk ka rënë dakord për një marrëveshje  me Bashkimin Evropian, edhe pse largimi është shumë afër.

Ndërsa qeveria britanike thotë se marrëveshja është 95 për qind gati, ata nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord lidhur me kontrollet kufitare midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

brexit theresa may konica.al

Të premten, ministri i transportit Jo Johnson, i cili votoi për të qëndruar në BE, u largua nga qeveria duke thënë se ai nuk mund ta mbështeste marrëveshjen dhe bëri thirrje për një referendum tjetër.

E pyetur nëse Brexit mund të ndalej, zonja Thornberry tha se rezultatet e referendumit duhet të “zbatoheshin”, por ajo tha se Theresa Maj po ofronte vetëm një zgjedhje, e dukej se Britania do të “rrëzohej nga shkëmbi”.

Ajo shton: “Natyrisht që të gjitha opsionet mbeten në tryezë dhe ne do të donim të kishim një votim nga populli, por ka disa faza para se të shkojmë atje “.

Në konferencën e Partisë Laburiste në shtator, anëtarët e partisë thane se të gjithë opsionet duhet të merreshin parasyh, duke përfshirë një referendum të ri.

Sekretari i Brexit, Sir Keir Starmer shkroi në Sunday Times: “Nuk është e detyrueshme që deputetët të pranojnë një marrëveshje të keqe”.

Në vend të kësaj, ai tha se deputetët duhet të paraqesin sugjerime, në mënyrë që të parandalojnë largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje fare.

Theresa May ka thënë se marrëveshja është 95% gati, por ende nuk ka marrëveshje për të garantuar  se do të shmanget “kufiri i vështirë” me Irlandën e Veriut.

Kjo është çështja më e diskutueshme, që e ka vendosur kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar nën presionin e partisë së saj si dhe  Bashkimit Europian. Kryenegociatori i Brexit, Michel Barnier tha se ishte e qartë që nevojitet më shumë punë.

Britania e Madhe dhe BE nuk mund të bien dakord për të shmangur kontrollet e reja kufitare në Irlandën e Veriut, ndaj marrëveshja po pengohet.