MENU
klinika

Heqja e imunitetit

Caktohet seancë parlamentare për mandatin e Gruevskit

27.11.2018 - 14:41

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi për pasdite në ora 17:00 caktoi seancë plenare ku deputetët duhet të deklarohen për rekomandimin e Komisionit për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit për largimin e mandatit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, me kërkesë nga gjykata për shkak të caktimit të masës paraburgim.

Vendimi për marrjen e mandatit merret me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

konica.al

Komisioni me pesë vota për miratoi gjashtë kërkesat e gjykatës për marrjen e imunutetit për shkak të masës së arrestit të tij, i cili u arratis nga Maqedonia dhe mori azil në Hungari. Në seancë nuk kanë marrë pjesë asnjë prej deputetëve të partisë maqedonase opozitare VMRO-DMPNE, kryetari i nderit të së cilës është Gruevski.

Kryetari i Komisionit, Pavle Bogevski, shprehu zhgënjim që sistemi maqedonas nuk e gjeti Gruevskin për vuajtjen e dënimit dyvjeçar për rastin “Titanik”. /Konica.al/