MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 15

Derbi, sendet që s’lejohen te Partizani-Tirana

26.11.2018 - 15:29

Gjatë kësaj jave, pikërisht të premten, do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës për javën e 15 të Kategorisë Superiore, por ai duket se ka nisur që sot.

Takimi që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” pritet që të ketë një numër të lartë tifozësh nga të dyja skuadrat dhe për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes, kompania që merret me sigurinë, “BBS Security” ka publikuar një listë masash.

Në listë, janë renditur mjetet dhe objektet të cilat nuk do të lejohen të futen në stadium nga tifozët, duke qenë se mund të përdoren për mjetet të forta që hidhen në fushë apo edhe për të rrezikuar jetën e futbollistëve. Kështu, mjetet piroteknike si flakadanë, kapsolla apo edhe shashka të tjera, janë të ndaluara.

tirana partizani 0-1
tirana partizani 0-1

SENDET QË NUK LEJOHEN

Banderola të pa miratuara nga klubi

Sende të forta dhe shishet e qelqit

Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj

Çadra dhe çakmakë

Lazer

Vuvuzela, bori apo bilbila

Kamera të ndryshme apo aparatë që mund të filmojnë ndeshjen

Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamurë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 6

Derbi, Partizani “skuq” kryeqytetin