MENU
klinika

Bundesliga, java 11

Dortmund përmbys Bayern, nis shkëputjen

10.11.2018 - 20:27

Borussia Dortmund ka fituar klasiken gjermane ndaj Bayern Munchen në shifrat 3-2 dhe tani e sheh veten shtatë pikë përpara dhe në krye të Bundesligën, me shpresën se në përfundim të sezonit do t’i japë fund dominimit bavarez, që fiton prej gjashtë vitesh titullin.

Ishte një ndeshje spektakolare në Dortmund, ku rezultati është ndryshuar disa herë. Ishin miqtë bavarezë ata që kaluan të parët në avantazh, me Lewandowskin që realizon në minutën e 26-të. Dhe pjesa e parë përfundon 0-1 për Bayern.

Me të nisur pjesa e dytë, ka penallti për vendasit dhe Reus tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por sërish Lewandowski 4 minuta më pas do të rikthente miqtë në avantazh, teksa shënon golin e dytë personal.

Dortmund nuk dorëzohet dhe hidhet i tëri në sulm. Në minutën e 67-të Reus rivendos ekuilibrat, 2-2. Vendasit nuk e ulin ritmin dhe vazhdojnë të sulmojnë, teksa gjejnë edhe golin e avantazhit me anë të Alcacer në minutën e 74-t, gol që rezulton vendimtar.

Pikërisht Reus dhe Alcacer janë edhe shënuesit më të mirë të Bundesligës me 8 gola, aq sa ka edhe Plea i Monchegladbach, një më pak është Lewandowski. Humbja në klasike dhe problemet e brendshme te Bayern mund të vë në dyshim edhe të ardhmen e trajnerit Kovac.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN