MENU
klinika

Christian Panucci

“Fitore me rëndësi, e takova edhe Dukën…”

20.11.2018 - 22:25

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, pas fitores 1-0 ndaj Uellsit, tha se ky sukses ishte shumë e rëndësishme për moralin e skuadrës. Për “RTSH”, pas ndeshjes, trajneri italian tha:

Fitorja- “Edhe pse erdhëm pas një humbjeje, djemtë arritën të fitonin dhe të luanin bukur. Edhe pse moralisht ishim poshtë. Unë nuk dal në TV për të treguar që faji është i imi, por djemtë reaguan dhe luajtëm mirë e fituam.

Takim me Dukën – E kam takuar pak para ndeshjes dhe për ato që më ka thënë e falënderoj nga zemra, por janë gjëra private. Skuadra ishte gati, kaluan në kundërsulm, reaguan mirë dhe ia dolëm edhe pse nuk kishim disa lojtarë në dispozicion. Hyra në fushë vetëm për të takuar arbitrat.

kombetarja uells mavraj
kombetarja uells mavraj

Skemat-  Ndryshova taktikë, por duhet t’i japim kohë skuadrës. Lojë e mirë pa fitore apo e keqe me fitore? Unë do të doja të luaja keq dhe të fitoja. Në fund nuk ka rëndësi se si luan, por vendos rezultati. Gjatë ndeshjes vuaj shumë dhe më mirë të marr rezultate.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN