Nuk ka folur në konferencën për shtyp, ndoshta do ta bëjë në ditët në vijim, por prurja më e re e Kombëtares shqiptare, i ardhur nga Kosova dhe që ka bërë jo pak bujë këto, ka disa fjalë për të thënë. Ardian Ismajli nuk më të rrinte pa komentuar seancën e parë stërvitore si kuqezi.
Mbrojtësi i Hajduk Split, Ardian Ismajli, ish-pjesë e Kosovës U-21 në eliminatoret e Europianit 2019, ka zhvilluar stërvitjen e parë nën urdhërat e Christian Panuccit dhe tani pret debutimin si pjesë e Shqipërisë.
Ai ka postuar foton e tij të parë si kuqezi, në grumbullimin që ka nisur ditën e sotme në Tropikal. E ndërsa FSHF ka shpejtuar ta publikojë në faqen zyrtare në Instagram, vetë lojtari i lindur dhe rritur në Prishtinë, ka postuar këtë mesazh:
View this post on Instagram
Shum i lumtur dhe Krenar qe do ta perfaqesoj gjithë Shqiptarin ??❤️? #always #thankful #to #allah
“Shumë i lumtur dhe krenar që do ta përfaqësoj gjithë Shqiptarin”. Mjafton kjo fjali për të kuptuar se ai me këtë përshëndet edhe të gjithë kosovarët, shqiptarët e Maqedonisë e më gjerë…