MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 14

Flamurtari ndal vrullin e Partizanit

23.11.2018 - 19:50

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së 14-të e Kategorisë Superiore në futboll. Flamurtari ka fituar 1-0 në Vlorë ndaj Partizanit, me vlonjatët që u rikthehen pretendimeve, të paktën për një vend në Europë, ndërsa të kuqtë zbresin sërish me “këmbë në tokë”, teksa pësojnë humbjen e tretë.

Flamurtari e ka nisur mirë takimin, pasi Busic kalon vendasit në avantazh që në minutën e nëntë. Një gol që më pas do të rezultonte vendimtar për fatet e takimit. Pas një krosi në zonë, Busic gjen kohën e duhur, duke shtangur portierin Xhika.

Janë minuta të mira të vlonjatëve, që mund të kishin shënuar edhe golin e dytë. Partizani vetëm në fundin e pjesës së parë hyn në lojë, por gjithsesi 45 minutat e para mbyllen me avantazhin e vlonjatëve.

Pjesa e dytë nis pa ndryshime nga trajnerët, më e ekuilibruar, ka përplasje në mesfushë, por mungojnë gjuajtjet drejt portave respektive. Më pas janë dy raste për secilën skuadër, Busic sërish për vlonjatët, ndërsa Asani për miqtë tund rrjetën e jashtme.

Pavarësisht rasteve në fundin e takimit, mbyllet 1-0 për Flamurtarin, që ngjitet në kuotën e 22 pikëve, 9 më pak se Partizani kryesues, kur jemi në mesin e fazës së dytë të kampionatit, nga 4 faza gjithsej.

FLAMURTARI-PARTIZANI 1-0

Busic 9’

Flamurtari: Koliçi, Kotobelli, Pollozhani, Alla, Deliaj, Useini, Kale (76′ Musta), Batha (79′ Hyseni), Mustafa, Torasa (Beqaj 92′), Busic. Trajner: I. Daja.

Partizani: Xhika, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Hila, Mala (67′ Hebaj), Asani, Mensah (79′ Çinari), Bardhi. Trajner: S. Gega.

Kartonw tw verdhw: Kale, Alla / Mensah, Hila, Asani

Gjyqtar: Enea Jorgji

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 6

Derbi, Partizani “skuq” kryeqytetin

Kategoria Superiore, Java 2

Flamurtari mposht Kukësin në Vlorë