MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 11

Flamurtari “shfryn” Kukësin, përmbyset Tirana

02.11.2018 - 16:22

Tirana nuk di të fitojë edhe kur është në avantazh dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Tri pikë të arta për Teutën, sidomos kur merren me përmbysje. Durrsakët mposhtën me rezultatin 2-1 Tiranën, që shënoi e para me anë të mesfushorit Edon Hasani.

Shkodranit iu përgjigj Ditmar Bicaj në 45 minutëshin e dytë të lojës, teksa realizoi një dygolësh. Qendërmbrojtësi lezhjan, edhe pse në prapavijë nuk ishte në lartësinë e duhur, i dha ekipit të tij një fitore me shumë vlera.

 

TEUTA – TIRANA    2-1

Bicaj 70′, 72′ /Hasani 28′

Teuta: Hidi, Gjorgievski, Shkalla, Bicaj, Beqja, Osmani, Sidibe, Avdyli (Kamara 46′), Kallaku (Gashi 76′), Progni (Ndreca 92′), Latif. Trajner: B.Shkëmbi.

Tirana: Lika, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Karabeci, Daja (Mauexhe 78′), Kobina, Hasani, Greca, Sentamu. Trajner: Ardian Mema.

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Enea Pashaj, Ilir Tartari

Karton i verdhë: Gjorgievski 81′

 

Ashtu si dhe në fazën e parë, Flamurtari arrin që të marrë pikët të plota ndaj Flamurtarit, duke fituar në Kamzë, me rezultatin 1-2. Vendosën golat e Franc Veliut dhe Danilo Alves, ndërsa në pjesën e dytë ishte Shpehar që riktheu Kukësin në lojë.

Asnjëherë më parë Flamurtari nuk kishte mundur që të merrte pikë të plota në transfertë me Kukësin në këto 6 edicione. Verilindorët nuk mundën që të gëzonin të pranishmit që ishin sot në stadiumin e Kamzës, që duhet përmendur se ishin në një numër të konsiderueshëm, ndryshe nga të gjitha ndeshjet e mëparshme të këtij sezoni.

Skuadra e Dajës merr një fitore me shumë vlerë dhe vijon t’i afrohet kreut, ndërsa Kukësi pëson humbjen e katërt në këtë kampionat. Vlonjatët pozicionohen në vendin e katërt me 18 pikë, vetëm një më pak se Kukësi.

gjici idrizi
gjici idrizi

KUKËSI – FLAMURTARI    1-2

Spehar 50’/ Veliu 39′, Alves 45′

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Zguro (Krasniqi 72′), Ethemi (Spehar 46′), Shkodra, Limaj (Kalaja 46′), Tigruxha, Ëilliam, Reginaldo. Trajner: Armando Cungu.

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Useini, Mustafa (Alla 80′), Ribaj (Beqaj 74′), Torasa, Alves (Hyseni 64′), Bushiç. Trajner: Ilir Daja.

Kartonë të verdhë: Krasniqi 73′, Shafik / Siljanovski 70′, Mustafa 77′

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Endrit Veseli, Erind Burgu, Orlando Kuka

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 2

Tirana ndalet në shtëpi edhe nga Teuta

Kategoria Superiore, Java 2

Flamurtari mposht Kukësin në Vlorë