Federata Shqiptare e Futbolli ka njoftuar zyrtarisht se Christian Panucci do të vijojë të drejtojë Kombëtaren shqiptare, sipas marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar, me qëllimin për të kualifikuar Shqipërinë në “Euro 2020”.
NJOFTIMI I FSHF
“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollin dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.
FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020.”
Ndërkohë, më 2 dhjetor Shqipëria do të mësojë kundërshtarët, që do të ketë në grupin për kualifikueset e Kampionatit Europian 2020. Shorti do të hidhet në Dublin, ku skuadra e drejtuar nga trajneri Christian Panucci, do të presë me ankth hapjen e goglave.
Delegacioni shqiptar, që do të marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit, do të përbëhet nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe trajneri i ekipit kombëtar, Christian Panucci.