MENU
klinika

Kategoria Superiore

FSHF merr një vendim për Laçi-Skënderbeu

05.11.2018 - 16:38

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë një vendim për ndeshjen Laçi-Skënderbeu, pasi kurbinasit nuk gjenin fushë. Me një njoftim në faqen e saj, FSHF ka bërë të ditur se takimi do të luhet në mesjavë, të mërkurën, në Tiranë.

“Sektori i Garave, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit njofton median dhe opinionin futbolldashës se ndeshja Laçi-Skënderbeu do të zhvillohet ditën e mërkurë në kryeqytet, në stadiumin “Selman Stermasi” ora 14:00.

Përballja Laçi-Skënderbeu, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore do të zhvillohet në datën 7 nëntor”, – njoftoi sot FSHF, duke mbyllur kështu polemikat e shumta.

Kjo ndeshje ishte bërë temë diskutimi, pasi Flamurtari, Partizani, por edhe Kukësi, ishin kundër shtyrjes, pasi prishte ekuilibrat në javët në vazhdim. Por hapet një temë tjetër, pasi tapeti i stadiumit nuk përballon kaq shumë ndeshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përllogaritjet e “transfermarkt”

Vlera në Superiore, Skënderbeu zbret i 5-i