MENU
klinika

Nuk lëviz vetëm Bushi

FSHF prezanton trajnerët e ekipeve kombëtare

27.11.2018 - 12:51

FSHF ka prezantuar sot trajnerët e rinj të kombëtareve të moshave. Më konkretisht, në krye të Shqipëria U-21 është rikonfirmuar Alban Bushi. Nevil Dede ka marrë drejtimin e U-19, Elvin Beqiri U-17 dhe Armand Damo U-15.

Sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, e ka nisur me një falënderim për dy të “skarcuarit”, Erjon Bogdanin dhe Eqerem Memushajn. Alban Bushi është i vetmi që nuk ka lëvizur dhe, sipas Shulkut, ai e ka arritur objektivin, pavarësisht se eliminatoret e fundit ishin një dështim.

“Nuk ka strategji për të marrë futbollistët që luajnë jashtë në Kombëtare. Ne i kemi kontaktuar dhe është dëshira e tyre nëse vijnë apo jo. Nuk ka futbollist shqiptar që luan jashtë dhe që nuk është kontaktuar nga ne.

U-21 është grupmosha e fundit para se futbollistët të vijnë në Kombëtaren A. Për të ardhur tek U-21, duhet të nisësh nga herët, duke thënë që tek U-13, Bushi ka arritur objektivin tek U-21, pasi po furnizon ekipin A ke futbollistë dhe këtë po e bën mjaft mirë.

Ne kemi një plan afatgjatë që futbollistët të vijnë nga grupmoshat më të vogla e deri te ekipi i parë. Trajnerët e rinj do të jenë çdo ditë në punë ndërsa Panucci do të jetë në çdo mbledhje dhe në seleksionime për të dhënë ide dhe për të arritur objektivat”, – u shpreh Shulku.

Një nga trajnerët që ka bërë punën më të mirë deri më tani me moshat, mbetet Xhemal Mustedanagic. Tekniku boshnjak që tashmë do të ketë një rol drejtues në FSHF është larguar zyrtarisht nga drejtimi i skuadrës U-17 dhe do të vazhdojë punën me seleksionimet.

mustedanagic
mustedanagic

“Ne kemi strategji që çdo vit të çojmë një futbollist tek ekipi A. Nëse çojmë 2, është akoma më mirë, por strategjia nuk mund të ndërrohet çdo vit.

Ajo mund të ndërrohet çdo 4 vjet ose çdo cikël olimpik, që do të thotë 1 herë në 8 vjet. Kjo strategji sapo ka filluar dhe vitin që vjen mendoj se të paktën një futbollist cilësor do të kalojë te Kombëtarja A”, – u shpreh Mustedanagiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN