MENU
klinika

Pasuesi i Panuccit

FSHF projekton legjendën kuqezi për Kombëtaren

19.11.2018 - 12:22

Ende pa e shkarkuar, duket se FSHF ka gjetur edhe pasuesin e Christian Panuccit. Sipas “Panorama Sport”, drejtuesit e Federatës kanë kontaktuar me legjendën Bledar Kola. Ish-mesfushori i Kombëtares që aktualisht ka rolin e zv.trajnerit të AEK-ut në Greqi, shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës.

Ai ka punuar prej vitesh në kampionatin grek, madje atje shkoi që në vitin 2002, një vit pasi u largua nga Kombëtarja shqiptare. Kola ka një karrierë të pasur si trajner në Greqi, por edhe si zv.trajner e megjithatë, FSHF nuk i ka hedhur kurrë sytë andej, për ta parë si kandidat për ekipet kombëtare të moshave.

Ndeshja me Uellsin që luhet nesër në mbrëmje, mund të jetë edhe takimi i fundit për Christian Panuccin, ndërsa vet AEK-u i Kolës nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, pasi është shkëputur ndjeshëm me kreun. Kujtojmë që në kombëtare, Kola ka luajtur në vitet 1990-2001, duke shënuar 6 gola në 40 takime.

bledar kola
bledar kola

Ndërkohë, një emër tjetër që është folur shpesh, mbetet Besnik Hasi, edhe ky një ish-futbollist i Kombëtares shqiptare, madje ish-kapiten. Hasi ka një eksperiencë më të madhe si trajner, teksa ka drejtuar ekipe si Anderlecht dhe Olympiacos, madje edhe në Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF-së nuk nxitohet

A do ta shkarkojë Duka trajnerin Panucci?