MENU
klinika

Denoncimi për 3 ndeshje

Gabimet e arbitrave, Flamurtari tregon videon

13.11.2018 - 12:10

Klubi i Flamurtarit i rikthehet denoncimit të gjykimeve të arbitrave në 3 ndeshjet e Kategoria Superiore ku luajti ekipi vlonjat. Së fundmi, Flamurtari u mund minimalisht në transfertën korçare 1-0.

Flamurtari renditet në vendin e gjashtë për momentin, me 19 pikë, por e sheh të keqen edhe jashtë vetes, siç ka bërë në sezonet e fundit. Dhe “gjuha vete ku dhemb dhëmbi”, pikërisht tek arbitrimet e “bluzave të zeza”, të cilat sipas tyre kanë qenë tendencioze dhe të gabuara.

Të paktën në tri ndeshje, ku përqendrohet edhe denoncimi i kuqezinjve të Vlorës për fazën e dytë të kampionatit. Statusi i bregdetarëve në Facebook, i shoqëruar me videot e ndeshjeve përkatëse, tregon gabimet e gjytarëve në dëm të kuqezinjve.

POSTIMI I FLAMURTARIT

“Pa koment po sjellim gabimet “njerëzore” nga arbitrat për ndeshjet e zhvilluara në fazën e dytë:

  1. Flamurtari F.C – KF Teuta
  2. Flamurtari F.C – FC Luftëtari
  3. FK Skënderbeu – Flamurtari F.C

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimet për ngjarjet e javës 2

Disiplina vijon me gjobat, e pëson Flamurtari

Kategoria Superiore, java 12

Flamurtari ndalet në Vlorë nga Luftëtari