MENU

Publikimi i UEFA-s

Goli dhe lojtari i javës në Champions

30.11.2018 - 18:19

UEFA Champions League ka zbuluar golin e javës dhe ai është goli i Arjen Robben. Holandezi shënoi një supergol ndaj Benfica-s në kuadër të Grupit E. Bayern Munchen shënoi fitore të thellë 5-1 ndaj skuadrës portugeze, ku Robben shënoi dy gola.

Klubi bavarez ka siguruar pjesëmarrjen në fazën eliminatore, aktualisht është në vendin e parë me 13 pikë, 3 më shumë se Ajax në vendin e dytë, me të cilin do të takohet në ndeshjen e fundit, ku do të tentojë fitore që të mbetet në krye.

UEFA Champions League ka zbuluar sot edhe lojtarin e javës, dhe ai është ylli i Barcelonës, Messi. Barcelona mori një fitore në udhëtim 2-1 ndaj PSV-së, ku në këtë ndeshje Lionel Messi shkëlqeu dhe shënoi një supergol.

Me këtë gol, argjentinasi ka thyer rekordin që e mbante Cristiano Ronaldo, tani Messi është lojtari me më së shumti gola në Ligën e Kampionëve me një klub, gjithsej 106 gola, një më shumë se Ronaldo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN