Juventus fitoi parmbrëmë 1-0 ndaj Valencias, ku në fushë ishte edhe Cristiano Ronaldo. Ylli botëror nuk shënoi në lojë, por gjatë nxemjes bëri një gol të mrekullueshëm, nga prapa portës. Ky gol i la gojëhapur bashkëlojtarët e tij, veçanërisht Paulo Dybala.
Lidhja mes lojtarëve të Juventusit duket se është më e mira e mundshme, tani që Ronaldo është duke e dëshmuar ndikimin e tij që nga transferimi në afatin kalimtar të verës, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij ishin duke pritur prapa portës për t’i filluar një numër ushtrimesh, por as gjatë kësaj pauze Ronaldo nuk mundi t’i rezistojë portës së hapur. Ai e mori në top afër tij dhe e gjuajti topin me këmbën e tij.
Pasi Ronaldo e goditi në stilin volley, topi kaloi fillimisht para portës dhe pastaj u kthye drejt portës së hapur, gjë e cila i la gojëhapur futbollistët e tjerë të Juventusit, veçanërisht Dybala.