Ky grup i antibiotikëve përdoret për të trajtuar një gamë të gjerë të infeksioneve bakteriale.
Cefalosporinat janë një grup i madh antibiotikësh që i përkasin një klase të njohur si beta-lactam.
Këto barna përdoren për trajtimin e infeksioneve bakteriale duke përfshirë:
• Infeksionet e veshit;
• Pneumoni;
• Infeksionet e lëkurës;
• Infeksionet e veshkave;
• Infeksione të transmetuara seksualisht, si gonorreja;
• Infeksionet e kockave;
• Infeksionet e fytit;
• Meningjit.
Cefalosporinat janë barnat që vrasin direkt bakteret. Ata i shkatërrojnë bakteret duke ndërhyrë në muret e tyre qelizore. Cefalosporinat grupohen në pesë gjenerata bazuar në kohën kur ato janë zhvilluar. Në përgjithësi, çdo gjeneratë është efektive kundër llojeve të caktuara të baktereve.
Cefalosporinat e gjeneratës së parë punojnë kryesisht kundër infeksioneve që konsiderohen të lehta për t’u trajtuar, ndërsa gjenerata e mëvonshme kanë tendencë të jenë të rezervuara për infeksione bakteriale më të rënda.
Cefalosporinat kanë një ngjashmëri molekulare me penicilinat dhe kështu mund të çojnë në një reaksion alergjik në njerëzit që janë alergjikë ndaj penicilinës.
Në varësi të ashpërsisë së alergjisë suaj ndaj penicilinës, mund të jeni ende në gjendje të merrni cefalosporina, por gjithmonë duhet t’i tregoni mjekut nëse jeni alergjik ndaj këtij bari. Për shkak të historisë së tyre të gjatë të zhvillimit, ka në treg cefalosporina të shumta.
Shembuj të cefalosporinave përfshijnë:
• Cefazolin;
• Sanocef (cefaclor);
• Cefdinir;
• Enfexia (cefuroxime);
• Cefadroxil;
• Ccephalexin;
• Cefepime;
• Forsef (ceftriaksone);
• Zimaks (cefixime);
• Ceftaroline fosamil.
Paralajmërimet dhe masat paraprake
Njerëzit që janë alergjik ndaj cefalosporinave ose ndonjë përbërës joaktiv që gjenden në këto barna, nuk duhet t’i marrin ato. Ashtu si me të gjithë antibiotikët, është e rëndësishme që ta përfundoni të gjithë terapinë që ju është përshkruar nga mjeku edhe nëse ndiheni më mirë.
Kjo është mënyra e vetme për t’u siguruar që infeksioni është zhdukur plotësisht. Përndryshe, infeksioni mund të kthehet dhe të jetë shumë më i vështirë për t’u trajtuar për herë të dytë.
Efektet anësore të zakonshme janë:
• Siklet në stomak;
• Përzierje ose të vjella;
• Diarre;
• Infeksion maja ose infeksion tjetër kërpudhor;
• Anomalitë e gjakut;
• Rash ose kruajtje.
Ndërveprimet e barit
Mos merrni një cefalosporin nëse jeni duke marrë Theracrys (BCG live intravesical).
Pyetni mjekun për marrjen e cefalosporinës nëse jeni duke pirë:
• Barna për acidin në stomak si Famotidine, Cimetidine ose Ranitidine;
• Të tjera medikamente të tilla si Rabeprazole, Dexlansoprazole, Esomeprazole.