MENU
klinika

Verilindorët pa stadium

Kamza tërhiqet, Kukësi mbetet në “hava”

10.11.2018 - 18:35

Dje u përfol për një akord mes Kukësit, Kamzës dhe FSHF që ekipi verilindor mund të luante në stadiumin e Kamzës, ashtu si bëri në ndeshjen ndaj Flamurtarit, ku pavarësisht humbjes, tifozët ishin më të shumtë në numër.

Por sot Kamza është tërhequr dhe Kukësi ka mbetur në “ajër”. Mungesa e stadiumeve është kthyer në një problem të madh edhe shqetësues për mbarëvajtjen e Kategorisë Superiore, duke qenë se shumë ekipe nuk i kanë në gjende optimale për t’u luajtur.

Kështu, pak ditë më parë kishte polemika në lidhje me një shtyrje të mundshme të takimit Laçi-Skënderbeu, por që në fund u mendua që të luhej në “Selman Stërmasi”.

kukesi
kukesi

Këtë radhë është Kukësi, skuadra e cila nuk e di ende se ku luan të hënën ndaj Teutës dhe shkak për këtë është sërish mungesa e një stadiumi. Ashtu siç dihet, “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi” po bëhen gati për ndeshjen që Shqipëria luan ndaj Skocisë dhe Uellsit, ndërkohë që stadiumet e tjera janë të zëna.

Është menduar që të bisedohet me drejtuesit e Tiranës, që ndeshja të luhet në “Selman Stërmasi”, duke qenë se nesër është Partizani ekipi që pret Laçin në Tiranë. Megjithatë, vetë Safet Gjici është shprehur se ndeshja do të luhet në Kamzë, pavarësisht se çfarë është thënë dje apo vazhdon të thuhet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN