MENU
klinika

Shpenzimet për ushtrinë

Kjo është shuma që Kosova harxhon për FSK-në

25.11.2018 - 09:50

Në projekt buxhetin e propozuar nga Qeveria e Kosovë për vitin 2019 për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë paraparë të shpenzohen 58 milionë e 688 mijë e 060 euro. Prej kësaj shume, vetëm për paga dhe mëditje janë paraparë 23 milionë e 459 mijë e 849 euro.

Ku gjithsej, numri i punëtorëve në këtë institucion është 3 mijë e 480 euro.

Pos për paga dhe mëditje, një shumë e madhe e këtij buxheti është paraparë të shkojë në shpenzime kapitale e cila kap shumën prej 22 milionë e 208 mijë e 966 euro, ndërsa, për mallra dhe shërbime për vitin 2019 janë planifikuar afër 13 milionë euro.

Ndërsa, për vitin 2010, në vlerësimet e buxhetit për këtë ministri janë paraparë total 61 milionë e 631 mijë e 163 euro, kurse për vitin 2021 kjo shumë do të rritët në 66,603,867.

Për automjete taktike total shpenzime në vitin 2019 janë paraparë 2 milionë e 120 mijë euro. /Konica.al/