24.11.2018 - 15:21
Kombëtarja U-15 e Shqipërisë në futboll ia ka dalë të fitojë edhe miqësoren e dytë ndaj Malit të Zi, kësaj here në fushën e kundërshtarit. Kuqezinjtë e kësaj grup-moshe i janë falur golit të Eraldo Maksutit, të shënuar në fundin e pjesës së dytë.
Ekipi kuqezi i kësaj grupmoshe po tregon formë të mirë, duke bërë “bis” ndaj homologëve malazezë, brenda pak ditësh.
Kujtojmë se më 22 nëntor, këto dy kombëtare u ballafaquan në “Loro Boriçi”. Shqipëria U-15 fitoi 3-0. Cereni, Maksuti dhe Halilaj ishin autorët e atij triumi të të besuarve të trajnerit Eqerem Memushaj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Miqësorja me Malin e Zi
Gol për 9 sekonda, triumfon Kombëtarja U-15
Vendimi në Bukuresht