MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 14

Kukësi fundos Kamzën, Laçi ia del në limit

25.11.2018 - 16:08

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës 14 të Kategorisë Superiore në futboll, në një mot me reshje shiu, por me surpriza në fushë. Kështu, Kukësi ka fituar 2-0 në Kamëz, duke futur në krizë totale ekipin vendas. Ndërsa Laçi ka mposhtur në limit Kastriotin, 2-1.

Një ndeshje e pazakontë në Kamëz, kjo për faktin se ndeshja u vendos nga dy autogola, që u realizuan në më pak se tri minuta. Diçka e rrallë, pasi vështirë se dy autogola do jenë shënuar në kaq pak minuta.

Fillimisht Erlis Frashëri dhe më pas Olsi Teqja çuan topin në fundin  rrjetës së skuadrës nga periferia e kryeqytetit, por në favor të kuksianëve. Verilindorët shfrytëzojnë hapat e gabuar të Partizanit e Skënderbeut, duke u afruar me vendin e parë, tani vetëm 7 pikë larg.

autogol kamza on Vidnews.

Kamza në anën tjetër “frikësohet” dhe nga Kastrioti, që është zgjuar dhe ndaj Laçit prodhoi një lojë fantastike, edhe pse nuk mori dot pikë.

teqja autogol on Vidnews.

KAMZA – KUKËSI  0-2

Frashëri 30′ (aut.), Teqja (aut.) 33’

KAMZA: Kirev, Frashëri, Teqja, Beqiri, Idrizaj, Zisi (Mumajesi 59′), Arrabal, Mehmeti, Plaku, Fukui (Roloviç 69′), Martinena (Rezi 82′). Trajner: Ernest Gjoka.

KUKËSI: Frashëri, Maliki, Qaqi, Krasniqi, Cuculi, Kordeiro, Ethemi, Shkodra, Dzaria, Çyrbja, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.

KARTONË TË VERDHË: Mehmeti 11′, Arrabal 18′, Teqja 20′

GJYQTARË: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Klajdi Kola.

Vuajtje, por tri pikë për Laçin. Ka vendosur në minutat shtesë Redon Xhixha, i cili shënoi me kokë golin e fitores 2-1 për bardhezinjtë. Një ndeshje e luftuar shumë, me krutanët që rrezikuan dhe mund të kishin marrë pikë. Altiparmakovski shënoi i pari, Ymeraj barazoi. Në fund fitoi Laçi.

LAÇI – KASTRIOTI  2-1

Altiparmakovski 61′, Xhixha 92’/ Ymeraj 70′

LAÇI: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Dragoj (Deliu 77′), Lushkja, Jonuzi, Najdenov (Eler 46′), Shtubina (Prengaj 69′), Xhixha, Altiparmakovski. Trajner: Migen Memelli.

KASTRIOTI: Kuka, Husein, Shehi (Bardhi 38′), Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Ymeraj, Okebugu, Shehu, H. Marku, Roxher. Trajner: Stavri Nica.

 KARTONË TË VERDHË: Prengaj 79′/Shehi 24, Shehu 43′

GJYQTARË: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Rejdi Zajimi, Andi Koçi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 14

Flamurtari ndal vrullin e Partizanit