MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 13

Kukësi harron fitoren, ndalet nga Teuta

12.11.2018 - 16:13

Kukësi ka harruar të fitojë dhe në sfidën e fundit të javës së 13-të nuk ka shkuar më shumë se në një barazim 1-1 përballë Teutës, ndeshje e luajtur në “Selam Stërmasi”.

Kur u duk sikur frenat e lojës po i merrte në dorë Kukësi, erdhi dhe goli i durrsakëve. Kamara mori rolin një qendërsulmuesi, pas daljes së Latif të dëmtuar, por rezultoi një lëvizje e goditur, pasi pikërisht lojtari nga Guinea kaloi bregdetarët në avantazh.

Reginaldo gjeti rrugën e rrjetës me fillimin e pjesës së dytë, pasi Shkodra shërbeu saktë. Minutat e mbetura sollën pak raste të rrezikshme, me ekipet që kishin një farë frike për të mos e humbur ndeshjen.

 

KUKËSI – TEUTA    1-1

Reginaldo 49′ / Kamara 30’

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Zguro (Qaqi 67′), Et’hemi (Çyrbja 78′), Shkodra, Dzaria, Shafik (Kalaja 79′), Shpehar, Reginaldo. Trajner: Armando Cungu.

Teuta: Hidi, Gjorgievski, Shkalla, Kamara (Ndreca 87′), Beqja, Sidibe, Avdyli (Gashi 62′), Osmani, Kallaku, Progni, Latif (Vecaj 28′). Trajner: Bledi Shkëmbi.

Kartonë të verdhë: Zguro 29′, Shameti 76’/ Beqja 37′, Avdyli 43′, Osmani 88′

Gjyqtarë: Kridens Meta, Rudin Preca, Ani Kociaj, Orlando Kuka

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN