Nga Eugent Kllapi/
Agim Sulaj rikthehet tek ‘rrënjët’ e tij me ekspozitën për vitin e heroit kombëtar Skënderbeut. Kjo është vazhdimësi i viteve të kaluara me temën ‘’Rrënjët’’. Për publikun kjo ekspozitë vjen me 20 punime që hap në datën 26 nëntor në sallën e hotel ‘’Plazza’’ në Tiranë.
Ai rikthehet në vendin e tij ku do rrënjët që të përfaqësohet, të ndihet rehat, ashtu si ka qenë në shtëpi, këtu në shtëpinë e tij do të riformohet.
Në retrospektivë ai i rikthehet ngjizjes së tij si personalitet qytetar. Do të rikthehet në kujtimet e fëmijërisë, në kujtimet e tij ku është formuar si qytetar dhe personalitet, formim që vazhdon e plotësohet dita-ditës.
Rrikthehet tek rrënjet, tek heroi i tij kombëtar dhe te nostalgjia për skulptorët e mëdhenj si Odise Paskali që ai e shikon në projektim si një figurë që duhet respektuar për mënyrën e kompozimit të gjitha elmenentëve artistikë për të mbledhur në një figurë që quhet Gjergj Kastriot Skënderbeu. Nga ky model mori edhe ai shkas të kompozojë veprën e tij.
Një Skënderbe ndryshe, me një pelerinë e bardhë dhe i menduar, menduar gjatë kokulur sa aq shumë flet dhe përkrenaria e tij, kjo reflekton sipas autorit historinë e tij. Duhet të kthehemi te identiteti jonë kombëtar, dhe ai këtu e ka qëllimin e ekspozitës së tij. Dhe Skënderbeu është gjithmonë figura kryesore ku mblidhet e gjithë shoqërorja në një, ai sikur po sheh me kokë të ulur këto halle në pikturën e Agim Sulajt.
Ali Pasha nuk mund t’i mungonte, ai është një personazh që rëndon shumë në dheun e vet dhe në pikturën e Agim Sulës. Pasi për një detajist që do të japë një mesazh thelbësor për publikun gjithfarësh nuk mund të mungojë një figurë kaq domethënëse midis madhështisë dhe shpirtkatilësisë, sepse ai është një figurë shumë dimesionale që mund të futet brenda kuadratit të plotë të piktorit Agim Sulaj.
Një kokë e ka me vete për ekspozim në Tiranë, një në Janinë, si e thotë dhe kënga, ”një kokë në Stamboll një në Janinë”, pasi aty dyhet të rrijë gjithmonë një kokë e madhe që e ka emrin Ali Pashë Tepelena.
Agimi do të kthehet gjithmonë tek rrënjët, sepse ajo është rilindje për të vazhduar të ardhmen dhe agimin e tij, në të shkuarën ai sheh me anë të pikturave të tij rrugët e fëminisë, njerëzit e thjeshtë me mesazhet e tyre.
Një grup fëmijësh me llastiqet e tyre duke eksploruar botën që i pret. Një fëmijë që shikon nëpërmjet dritares botën e pafundme nëpërmjet një dritareje të vogël plot bardhësi. Për këto ai është mjeshtër dhe vjen sa e kuptueshme në sytë e njerëzve që shohin pikturat në ekspozitë.
Përveç këtyre sjell edhe atë ku ai jeton, një natyrë të qetë nga Rimini, ku ka kaluar një pjesë të mirë të jetës së tij dhe një plotësim të personalitetit të vet. Në blujtësinë e detit ai shpall thjeshtësinë dhe magjepsjen e natyrës, njeriut të inkuadruar tek natyra, pejizazhin mbreslënës të bregdetit.
Nga ana tjetër sjell atë luftëtarin e ashpër vendosur afër një trungu që mbizotëron tokën.
Piktori ka një përdorim të mirë të grafitit dhe të punimit në vaj dhe kjo falë detajit i shton si kthjelltësinë dhe imtësinë, dy karakteristika që ka mjeshtëria e këtij piktori dhe karikaturisti. I thjeshtë dhe me tipare karakteristike si në veshje edhe në t’u sjellur, motivon tema debutuese sa edhe kritikuese në problemet shoqërore, pasi shoqërorja është problemi thelbësor, aty gatuhet edhe individualja e çdo njeriu.
Agim Sulaj u rikthye vjet me të njëjtat valixhe programi tek rrënjët e tij, me portretin ”valixhja e emigrantit” që shpreh shumë forma simbolike në një pikturë të karikaturizuar, shprehet tragjedia e një populli mërgimtar.
I arratisur nga rrënjët e veta, në luftë midis dallgëve të halleve të veta. Simbolikisht ajo ka shumëkuptimësi të një arratie shoqërore në një ndryshk që quhet peshkarexhë karakatinë(sistem) në t’u mbytur, një det i tërë hallesh individuale që shpresohet në një anije plakë për një vend të ri e të shëndoshë ekonomikisht, brenda një valixheje të vjetër, të përdorur që mban 1 mijë e një halle mbi kurriz, hallet e një populli që nuk leh dot, e jo më të flasë, por do të arratiset në mbytje ashtu me valixhe.
Në vitin 1990 shkon në Ankara të Turqisë me veprën tij “Valixhja e emigrantit” punim i vitit 1989, dhe fiton çmimin special në “Aydin Dogan International Cartoon Competition”.
Vepër artistike që ka fituar çmimin e parë. Nga 3200 në Londër vepra të ekspozuara 70 u pranuan dhe kjo valixhe mori çmimin e parë.
Sepse në një detaj lapsi, mund të thurre tragjeditë e një kombi të gjithë që nuk ulëret dot, por që mund të sillet këndshëm dhe me një tis ironie të hollë në një pikturë me elementë karikature.
Këtë autori e ka ndjerë vetë, mbase ka qenë në një skutë të asaj karakatine me det në vitet e kaluara, në atë valixhe të trazuar si hallet e tij të njeriut dhe të artit duke e mbajtur dhe vet në kurriz për shumë kohë. Tashmë ai vjen me kënaqësi me një valixhe plot me piktura për t’ua shfaqur me kënaqësi publikut dhe për t’i dhënë Skënderbeun e vet.
Nuk ka rëndësi a janë pak a shumë, po çfarë mesazhi lëmë për artin, çfarë problematikash ka dhe në fund të fundit, çfarë kritike mund të bëjmë një për realitet që të mos vazhdohet më me valizhe.
U rikthye vjet në 2017 me figura të mëdha po dhe me personazhe jetësore normale. Një fëmijë që lind, dhe sa lind atij i mbyllet porta, sepse nuk mundet dot të rikthehet te barku i nënës, në të ngrohtë, i sigurt, i ushqyer, tashmë ai ka jetën para, të ardhmen, po si është vallë kjo e ardhme?
Si do të ecë krah për krah mëkateve të njerëzve dhe pafajësisë së tij si fëmijë, mos vallë është humnerë, frikë, ankth, si do të kompozohet te kjo qenie vetvetja përkrah shoqërores?
Këtë piktori dhe karikaturisti Agim Sula e shpreh me një kontrast të plotësuar për një vëzhgues të thjeshtë.
E sjell mesazhin e tij për t’u kuptuar me njerëz të thjeshtë, kompozimi i figurave të mëdha, volumeve të qarta, të menduar, me një natyrë shpërfaqëse mund ta kapësh shumë lehtë si mesazh kur ajo jepet në detaj.
Po, e thjeshta mund të arrihet me përsosje për t’u kuptuar nga çdo shikues dhe ky është qëllimi i artit, të shprehë dhe të kuptohet në dramat pafund që nisin që në fëmijëri dhe nga dora e artistëve të talentuar. Mund të jetosh keq, por siç thotë piktori mund të bësh art të mirë.
Rikthehet pas 27 vjetëve të gjata në emigrim, ku më shumë se godinat madhështore, se njerëzit pompozë, se fasadat mbreslënëse ai do natyralen.
Për të nuk do luks që të bësh art, nuk do të kesh pasuri dhe komoditet, arti penelizohet në vështirësi sepse e mira është bashkëudhëtare e së keqës, si i thonë vlonjatët aq bukur , ‘’e mira dhe e keqia, motër e vëlla’’.
Ai ka lindur në vitin 1960 në Vlorë. Studimet e shkollës së mesme i ka bërë në vitin 1978. Në moshën 19 vjeç fiton çmim të parë në revistën e mirënjohur të kohës së komunizmit ‘’Hosteni’’, revistë që kritikonte aq sa mundte fenomenet e shtrembëruara të kohës. Në këtë kohë ai është student i Arteve të Bukura në Tiranë dhe i përfundoi ato në vitin 1985.
Ashtu si Bronzino ai është kultivuar si detajist, në të njëjtat pasione si detajisti i rilindjes italiane, por me një realizëm bashkohor sa dhe i thellë në artin e vet. Ai nuk i ndahet detajit, dhe kjo rrugë ka marrë përparësi për të shpallur një qartësi të plotë të portreteve ku ai do të detajojë. Ai merret me idetë dhe dukuritë shoqërore. Në pikturat e veta ai përdor mirë ngjyrat e zëna si dhe të ndezura, por mjeshtërinë e vet ka më shumë grafitin.
Trajton tema nga më të ndryshmet, nga e thjeshta tek esencialja, nga personalitetet më të shquara futet në botën fëmijërore, në aspektin psikologjik futet në ndrydhje, psikozat shoqërore dhe individuale, tema shoqërore, subjektet e para trajtojnë servilizmin, thashethemet, nuk lë pas edhe natyralizimin si dhe mesazhin që duhet të përçojë ky mesazh. Formimi i tij në dy fronte, si në pikturë dhe ne karikaturë është një arsenal që ai nuk e lë por e përdor mirë.
Ironia e hollë që jep karikatura deri në sarkazëm i mbivendoset mesazhit të pikturave. Por ndonjëherë nga e thjeshta fare shpërfaqet mrekullia, sikurse nga kompozimet komplekse ka mesazhe globale për njerëzimin. Ai preferon të kuptueshmen në mesazh, të thjeshtën, të qartën, të bukurën.
Gjithashtu është pjesmarrës nëpër konkurset e karikaturës në Danimarkë dhe Rumani.
Në vijim të aktivitetit të tij, ai më 16 dhjetor inaguron në qytetin e Montecchio në Itali një ekspozitë personale me një përmbledhje karikaturash publikuar në revistën “Hosteni” 30 vjet më parë.
Po çfarë ka pasur si aktivitet Agim Sula si profesionist arti?
Krah ekspozitave të ndryshme që ai ka qenë pjesmarrës në botë si në shumë ekspozita në Itali, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Hungari, Poloni, Bullgari, Luksemburg, vjen rregullisht edhe në Shqipëri. Gjithashtu ai ka dhe një shumësi çmimesh në karrierën e vet.
Në vitin 1979 është fitues në garën tradicionale vjetore të satirave dhe humorit të organizuar nga revista ironike të kohës ‘’Hosteni’’ për karikaturën “Elegy”
1982 – Fitues i çmimit të parë në revista Hosteni, Satirë dhe Humor për emblemën e “70 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë”
1984 – Fitues i çmimit të tretë në revista Hosteni – Satirë dhe Humor për karikaturë në titullin “Asortimenti dhe global”
1984 – Fitues i shpërblimit të posaçëm në konkurs me rastin e 40 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, organizuar nga Instituti i Lartë i Arteve të Bukura në Tiranë për karikaturën “Njeriu me dy fytyra”
1986 – Fitues i çmimit të parë tek Hosteni – Satire dhe Humor Magazine për karikaturën “Tymi im mbi të gjithë të tjerët”
1988 – Çmimi i parë në Çmimin e Karikaturës Ballkanike “Njeriu dhe Mjedisi”, Seres (Greqi)
1990 – Çmimi special “Aydin Dogan Competition International Cartoon” në Ankara (Turqi)
1998 – Çmimi i parë në “Eurohumor”, Cuneo (Itali)
1999 – Çmimi i nderit për Konkursin Ndërkombëtar të Karikaturistëve, Tolentino (Itali)
2000 – Çmimi i konkursit ndërkombëtar “Omaggio a Charles Shulz” në Cuneo (Itali)
2002 – Çmimi Ndërkombëtar Special “Eurohumor”, në Cuneo (Itali)
2003 – Fitues i dy çmimeve të veçanta në Festivalin Ndërkombëtar të Artit Humoristik në Tolentino (Itali)
2004 – Fitues i “Festivalit të Humorit” në Cuneo (Itali)
2005 – Çmimi special në garën evropiane të karikaturës “Shtëpia e piktorit” (Belgjikë)
2005 – Çmimi Special në Festivalin e 23-të Ndërkombëtar të Artit Humoristik, Tolentino (Itali)
2017- Sivjet ka marrë dy çmimet e Portugalisë. Çmimi i dytë në konkurrimin ndërkombëtar me veprën e plastikës në qytetin Porto, si dhe çmimi i dytë në Espinhal po në Portugali me veprën “Cikli i jetës”.
Ekspozita ”Rrënjët do të vazhdojë të qëndrojë hapur si një nga aktivitetet për vitin e Skënderbeut. Publiku duhet ta shohë artin e vërtetë.