MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Leku forcohet lehtë ndaj euros

09.11.2018 - 15:46

Euro e mbylli javën me një tjetër rënie të lehtë në kursin e këmbimit valutor. Sipas Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të premten me 124.68 lekë. Krahasuar me të enjten, euro pësoi një rënie të lehtë me 0.12 pikë. Megjithëse tendenca afatgjatë e kursit të euros duket sërish në rënie, në dy javët e fundit, kursi i monedhës europiane ka gjetur një lloj stabiliteti, ndoshta edhe me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë.

Dollari u forcua sërish të premten, duke iu afruar edhe njëherë vlerës së 110 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, monedha amerikane u këmbye me 109.96 lekë, në rritje me 0.73 lekë krahasuar me të enjten. Në kah të kundërt ka lëvizur paundi britanik, që ka frenuar nga rritja e vazhdueshme disa ditore. Paundi i këmbye me 143.08 lekë, në rënie me 0.14 pikë krahasuar me ditën e djeshme.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kursi i këmbimit

Forcohen dollari dhe paundi

Kursi i këmbimit

Euro gjen “prehje”