Për dekada, Afrika e ka patur shumë të vështirë të tërhiqte investimet e huaja. Por rritja e shpejtë ekonomike dhe një mjedis biznesi shumë më i përmirësuar po ndryshojnë mënyrën sesi investitorët e shohin kontinentin.
Për çdo investitor të interesuar për Afrikën, ka vetëm një vend ku ata duhet të jenë këtë javë: Johanesburg. Kur të hapet Forumi tre-ditor i Investimeve për Afrikën më 7 nëntor, në “Boardroom Sessions” do të paraqiten gjithsej 61 marrëveshje me vlerë më shumë se 40 miliardë dollarë.
Janë në total 230 projekte me vlerë mbi 208 miliardë dollarë, që përfshijnë sektorë të tillë si energjia, infrastruktura, transporti dhe shërbimet, industria, bujqësia, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, telekomunikacioni, uji dhe kanalizimi, shërbimet financiare, shëndetësia, arsimi, mikpritja dhe turizmi, strehimi dhe aviacioni.
Për dekada, Afrika e ka patur shumë të vështirë të tërhiqte investimet e huaja. Por Banka Afrikane e Zhvillimit (AfDB) po e trajton këtë problem duke hequr barrierat që kanë kanë penguar investimet në kontinent. Forumi i Investimeve në Afrikë është hapi më i rëndësishëm në këtë proces.
Duke bashkuar institucionet financiare shumëpalëshe, fondet e pensioneve, fondet e pasurisë sovrane dhe investitorët privatë, AfDB synon të krijojë një mekanizëm për të reduktuar rreziqet e tregut, politikës dhe financiare dhe të përmirësojë lehtësinë e bërjes së biznesit. Si pjesë e kësaj përpjekje, forumi i investimeve do t’i japë prioritet partneriteteve publike-private dhe marrëveshjeve të sektorit privat.
Mesazhi që synohet të jepet është i thjeshtë: Afrika është e hapur për biznes.
Ekonomitë afrikane ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme, veçanërisht në energji, infrastrukturë dhe bujqësi. Por Afrika duhet ta shfrytëzojë mirë këtë potencial.
Arritja e kësaj kërkon politika qeverisëse mbështetëse. Në çdo vend, AfDB angazhohet me politikëbërësit për të përmirësuar klimën e biznesit.
Disa institucione financiare shumëpalëshe; duke përfshirë Korporatën Financiare Ndërkombëtare, Bankën Botërore, Bankën Islamike për Zhvillim, Bankën Evropiane të Investimeve, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, etj po bashkëpunojnë me AfDB në këtë përpjekje. Për herë të parë, këto institucione të mëdha globale dhe rajonale të financave po bashkëpunojnë për të ndihmuar projektet e investimeve.
Natyrisht, këto nuk janë arsyeja e vetme për optimizëm. Rritja reale e PBB-së parashikohet të jetë 3.5% këtë vit dhe 4% në 2019. Sot, Afrika përfshin pesë nga dhjetë ekonomitë me rritje më të shpejtë në botë.
Afrika gjithashtu është bërë destinacioni i dytë më tërheqës në botë. Sipas Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Tregtinë dhe Zhvillimin, investimet e huaja direkte (FDI) pritet të rriten me rreth 20% këtë vit:
Forumi i Investimeve në Afrikë do të sigurojë atë që ka munguar deri tani: një treg të sigurt dhe të qëndrueshëm.
Qëllimi i Forumit për Investime në Afrikë është i thjeshtë: të sigurojë mjedisin për investime në Afrikë. Ajo që duhet tani janë investiture, të cilët janë të gatshëm të kapin mundësitë e jashtëzakonshme.
Akinwumi A. Adesina është President i Bankës Afrikane të Zhvillimit.