MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Mediat ndërkombëtare: Kosova po i hakmerret Serbisë

22.11.2018 - 19:05

Kosovë

Televizioni britanik BBC ka raportuar për taksën prej 100 për qind që e ka vënë Kosova ndaj importit të prodhimeve serbe dhe ato nga Bosnja e Hercegovina.

Reagime të ashpra ka pasur nga të gjithë liderët e Serbisë, të cilët nuk e pritën që Qeveria e Kosovës ta marrë këtë vendim.

Maqedoni

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ka thënë se në ligjet hungareze ekziston një bazë për tërheqjen e azilit të dhënë dhe mohon pretendimet se kërkesa për ekstradim është paraqitur në mënyrë të papranueshme.

Sipas saj, kërkesa për ekstradim nuk është e vonuar, sepse në çdo vend kërkesa për azil shikohet fillimisht.

Maqedoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Shkup me rastin e shënimit të 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip.

kolana e librave

Në orën 19:00, Presidenti Thaçi merr pjesë në shënimin e 110 vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Shkup.

Maqedoni

Komisioni Evropian mbështet qëndrimet e Komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn se vendimi për azilin e Nikolla Gruevskit ka nevojë për shpjegime shtesë nga autoritetet hungareze.

Ai tha se vendimi për t’i dhënë azil Nikolla Gruevskit është vendim që vjen nga gjyqtari dhe se Komisioni Evropian “nuk mundet të bëjë shumë në këtë aspekt” por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ketë shpjegime të mëtejshme.

Kosovë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës dhe Ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale, ka ndaluar të pandehurin S.R., shtetas i Maqedonisë, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Sipas komunikatës dërguar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, i pandehuri ka qenë në kërkim nga INTERPOL-i, në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga autoritetet e Austrisë dhe i njëjti është ndaluar duke hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia. /Konica.al/