MENU
klinika

Mësojini!

Mëlçia është duke ju paralajmëruar se është e sëmurë nëpërmjet këtyre shenjave

06.11.2018 - 11:44

Mëlçia është një organ i vendosur në pjesën e sipërme të barkut, në anën e djathtë. Është organi më i madh solid, i mbuluar pjesërisht dhe i mbrojtur nga brinjët.

Ajo ka një rol shumë të rëndësishëm në detoksifikimin e trupit, i cili është vendimtar për shëndetin tonë të përgjithshëm. Njohja e shenjave që trupi ju jep mund t’ju ndihmojë të parandaloni dëmtimin e përhershëm të mëlçisë dhe ta mbani nën kontroll funksionin e saj.

-Lodhje e pashpjegueshme

Kjo është shenja më e dukshme e dëmtimit të mëlçisë.
Kur ndjeni lodhje të vazhdueshme dhe përgjumje, kjo do të thotë se trupi juaj është plot me toksina dhe mëlçia nuk është në gjendje t’i përpunojë ato.

Mëlçia është duke ju paralajmëruar se është e sëmurë nëpërmjet këtyre shenjave-konica.al
Mëlçia është duke ju paralajmëruar se është e sëmurë nëpërmjet këtyre shenjave-konica.al

-Humbja e papritur e oreksit

Humbja e pashpjegueshme e oreksit që mund të çojë në humbje ekstreme të peshës është një shenjë se ushqimi që konsumoni nuk po përpunohet siç duhet nga trupi.
Kjo ndodh për shkak të substancave të sekretuar nga mëlçia.

-Stomak i irrituar

Përzierja dhe të vjellat janë shenjat më të shpeshta të dëmtimit të mëlçisë.
Edhe pse këto simptoma mund të shfaqen si pasojë e kushteve të tjera shëndetësore siç janë helmimi me ushqim, migrenës, shtatzënia e hershme etj., Nëse ato vazhdojnë gjatë një periudhe të zgjatur kohore, do të thotë se mëlçia është mjaft e dëmtuar dhe është e paaftë për të përpunuar toksina.

-Probleme me tretjen e ushqimit

Për shkak se ajo prodhon lëndë fluide, e cila ndihmon në emulsifikimin, tretjen dhe thithjen e yndyrave, mëlçia ka një rol thelbësor në proceset e tretjes.
Prandaj, nëse dëmtohet, mëlçia nuk është në gjendje të prodhojë një sasi të mjaftueshme të këtij lëngu që mund të çojë në dëmtime të zorrëve , dispepsi, kapsllëk, diarre dhe intolerance ndaj yndyrave të ushqimit.

-Ndryshimi i ngjyrës së urinës

Bilirubini është një pigment që prodhohet kur mëlçia përpunon toksina.
Një nivel i lartë i këtij pigmenti shkakton zverdhjen e lëkurës dhe gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime në ngjyrën e urinës (urina mund të duket portokalli, kafe ose qelibar).
Një mëlçi e dëmtuar nuk është në gjendje të heqë qafe bilirubinën e tepërt në trup, rrjedhimisht pigmenti përpunohet përmes veshkave, duke rezultuar në ndryshime të ngjyrës së urinës.

VERDHËZA

Gjendja mjekësore e zbardhjes së lëkurës, gishtave dhe syve është e shkaktuar nga nivelet e larta të të bilirubinës biliare në gjak.

Mëlçia është duke ju paralajmëruar se është e sëmurë nëpërmjet këtyre shenjave-konica.al
Mëlçia është duke ju paralajmëruar se është e sëmurë nëpërmjet këtyre shenjave-konica.al

KUJDES! Kjo mund të jetë një shenjë që tregon se keni probleme me pankreasin ose fshikëzën e tëmthit.

Ndryshime abdominale

Dëmtimi i mëlçisë mund të tregohet nga dhimbje të pashpjegueshm në pjesën e poshtme të barkut.
Presioni i lartë i gjakut mund të jetë një shkak tjetër për të dëmtuar melcinë.

-Edemë

Mbledhja e lëngjeve (edemë) është një gjendje ku lëngu i tepërt mblidhet në indet e trupin .
Edhe pse edema mund të jetë simptomë e dëmtimit të zemrës, problemeve të veshkave, sëmundjeve limfatike dhe mosbalancimit hormonal, mund të jetë gjithashtu një shenjë e dëmtimit të mëlçisë.

-Lëkurë e ndjeshme

Mëlçia e dëmtuar e bën lëkurën më të ndjeshme.
Prandaj, nëse keni lëkurë të irritur, skuqje të lehtë dhe venat të dukshme ,mund të jetë një shenjë që mëlçia është dëmtuar.

-Dhimbje barku

Dhimbjet në abdomen, që nuk zgjasin në kohë tregojnë dëmtime të mëlçisë.

-Gjakderdhje e brendëshme

Gjakderdhja e zorrëve shoqërohet zakonisht me dëmtimin e mëlçisë.