MENU
klinika

Njoftimi zyrtar

Mesfushori i Kombëtares ikën nga AEK

30.11.2018 - 23:02

Një ditë më parë, “Konica.al” përcolli lajmin e zënkës së mesfushorit kuqezi Astrit Ajdareviç me presidentin e AEK në Athinë. Dhe futbollisti i Kombëtares i ka dhënë lamtumirën Greqisë pas rreth dy vitesh në kampionatin e këtij vendi.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, i cili ishte pjesë e AEK dhe u shpall kampion me skuadrën greke, ka ndërprerë marrëveshjen përfundimisht me klubin, vendim të cilin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Jam i lumtur dhe mirënjohës që kam marrë kaq shumë dashuri në kohë të mira dhe të këqija. Emri im do të lidhet gjithmonë si një kampion me AEK dhe ky klub do të jetë përgjithmonë pjesë e jetës time.

Faleminderit të gjithë njerëzve që janë përfshirë në jetët tona në dy vitet e fundit. Unë jam munduar gjithmonë të jap më të mirën time në fushë dhe jashtë saj. Familja Ajdareviç i falënderon të gjithë”, – shkruan mesfushori në postimin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN