MENU
klinika

La Liga, java 12

Messi rikthehet me 2 gola, por Barça turpërohet

11.11.2018 - 18:13

Lionel Messi ka lënë pas dëmtimin në krah dhe është rikthyer për Barcelonën sot nga minuta e parë, madje duke shënuar 2 gola, por ekipi blaugrana është turpëruar në shtëpi nga Betis, që fiton 4-3 në “Camp Nou”. Një humbje që në pamje të parë nuk ndikon për Barcelonën, që mbetet në krye, por Real mund të përfitojë më vonë.

Ishin miqtë ata që dukeshin më të rrezikshëm dhe Joaquin shpërdoroi një mundësi shumë të mirë përpara se të gjente golin e avantazhit ne Firpo Junior, i cili me goditjen e tij lë në vend portierin Ter Stegen.

Barcelona mundohet të reagojë, por goditet me golin e dytë të miqve në minutën e 34’. Ishte Cristian Tello ai që dyfishoi rezultatin me një goditje të bukur nga brenda zonës. Barça vazhdon të luajë dobët edhe pas pushimit, teksa Messi nuk ka arritur të ketë asnjë ndikim në ndeshje deri në minutën e 68’ kur ngushton diferencën me penallti.

Por vetëm katër minuta më pas Betis shënon golin e tretë me Giovani lo Celso, goditja e të cilit duhet të ishte pritur nga portieri gjerman i Barcelona-s, por topi i kalon përmes duarve dhe përfundon në rrjetë.

Gjithsesi, Barça nuk dorëzohet dhe ngushton diferencën për të dytën herë në minutën e 80’ me Arturo Vidal. Por një minutë më pas situata vështirësohet për vendasit pasi Rakitic merr kartonin e dytë të verdhë dhe duhet të largohet nga fusha.

Dhe në minutën e 84’ Betis vulos fitoren me golin e Sergio Canales. Në minutën e fundit të ndeshjes Messi shënon golin e tretë, por vendasit nuk kanë kohë për të shpëtuar të paktën një pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rikuperohet ylli i Barcelonës

Messi gati për Betis, u vë syrin 2 rekordeve