MENU
klinika

Kthimi i kandidaturës nga Meta

Mosdekretimi/Çlirim Gjata: Zgjidhja e vetme, një kandidaturë tjetër

03.11.2018 - 19:49

Sipas informacioneve Presidenti Meta ka pritur në zyrën e tij në Presidencë zotin Lleshi pasditen e sotme për t’ia komunikuar vendimin e marrë për kandidaturën e tij. 

Juristi Çlirim Gjata u shpreh se tashmë kryeministrit i mbetet të dërgojë në Presidencë një propozim tjetër.

Kushtetuta e ka të qartë se presidenti ka shtatë ditë kohë për emërimin e ministrave. Duke qenë se Presidenti Meta nuk e dekretoi kandidaturën, atëherë Kryeministri duhet të dërgojë një propozim tjetër. Presidenti nuk mund të funksionojë si një noter i kryeministrit, i cili mund dhe ta kthejë një figurë për shkak se nuk përmbush disa kritere.

Mosdekretimi nuk shkon në parlament, si dhe Gjykata Kushtetuese është jofunksionale që ta interpretojë këtë mosdekretim. Kështu që e vetmja mënyrë është dërgimi i një kandidature tjetër”, ka thënë juristi Gjata.

Kjo është hera e parë që një president republike në Shqipëri refuzon dekretimin e një Ministri i Brendshëm.

Kujtojmë ndërkohë se Kuvendi nuk e ka miratuar shkarkimin e Xhafajt dhe kështu Fatmir Xhafaj mbetet ministër i Brendshëm përsa kohë Presidenti të dekretojë një kandidaturë tjetër.