MENU
klinika

Videot e portugezit

Mourinho ironizon gazetaren dhe FA-në

08.11.2018 - 13:40

Jose Mourinho mbetet protagonist gjithnjë, kur fiton, kur humb, brenda fushës dhe jashtës saj. Pasi ironizoi me tifozët e Juventus pas fitores së mbrëmshme, teksa vuri dorën në vesh, tekniku i Manchester United është tallur edhe me një gazetare pas ndeshjes.

Ndërkohë, ka ironizuar edhe Federatën Angleze, që bëri të ditur se do ta apelonte vendimin e Komisionit të Pavarur për të mos e dënuar Mourinhon për komentet që i kishte bërë drejt kamerës së televizionit pas ndeshjes kundër Newcastle.

Një gazetare, pas fitores 2-1 të United ndaj Juventus, e pyeti: “Mënyra se si e keni festuar fitoren i zemëroi lojtarët e Juventusit?” Mourinho iu përgjigj duke e pyetur: “A kuptoni ju italisht?”. Gazetarja bëri të ditur se ajo nuk e dinte këtë gjuhë.

Mourinho ia ktheu: “Pyete FA-në, ata do ta përkthejnë këtë për ty”, – përgjigje kjo që e përcolli me një qeshje. Kjo deklaratë e Mourinhos erdhi pasi FA bëri të ditur se kishte punësuar një ekspert të leximit të buzëve dhe një ekspert për përkthime nga portugalishtja për ta deshifruar atë që e kishte thënë Mourinho.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mashtrimet fiskale në Spanjë

Mourinho pranon 1 vit burg për 3.3 mln euro