MENU
klinika

Serie A, Java 12

Napoli përmbys Genoan në fushën e përmbytur

10.11.2018 - 22:43

Napoli ka sfiduar mbrëmjen e sotme jo vetëm ekipin vendas të Genoa-s, por edhe shiun e rrëmbyeshëm, që nuk e ka lënë të dilte në lojën e vet. Gjithsesi, të kaltrit kanë fituar 2-1 dhe marrin vendin e dytë, 3 pikë pas Juventus të vendit të parë, me shpresën se bardhezinjtë do të ndalen në Milano.

Kushtet atmosferike, reshjet e shumta të rëna gjatë ditës së sotme dhe gjatë sfidës kanë bërë që të ndërpritet për gati 20 minuta ndeshja, pikërisht në minutën e 59’, pasi ka qenë e pamundur të vazhdohej më tej.

Shiu i rrëmbyeshëm kishte që në fillim të takimit që binte, por pas pjesës së dytë gjendja e fushës ishte rënduar së tepërmi dhe, si pasojë, arbitri Abisso ka urdhëruar lojtarët të futen në dhomat e zhveshjes.

Genoa kishte kaluar në avantazh në minutën e 20’ falë golit të Kouame. Napoli kishte disa mundësi për të barazuar rezultatin, por gjendja  e keqe e fushës ka ndikuar shumë në paraqitjen e lojtarëve të Ancelotti-t.

Me rifillimin e ndeshjes, Napoli barazon menjëherë. Ishte Ruiz ai që vendosi ekuilibrat. Në fund, kur ndeshja u mendua se përfundoi 1-1, ishte autogoli i Biraschit që u jep fitoren miqve 2-1. Hysaj u zvënedësua në mesin e pjesës së dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN