MENU
klinika

Publikohet data

Një film për kapitenin legjendar Lorik Cana

23.11.2018 - 08:58

Lorik Cana arriti suksesin e jashtëzakonshëm dy vite më parë me kombëtaren shqiptare duke marrë pjesë për herë të parë në Euro 2016 në Francë, por ky kompeticion ishte i fundit për kapitenin kuqezi që mori pjesë me Kombëtaren, duke varur këpucët në gozhdë.

Por kur jemi tashmë më shumë se dy vite nga tërheqja e gjakovarit nga Kombëtarja për të është realizuar një film dokumentar, i titulluar “Lorik”. Këtë gjë e ka bërë të ditur vet futbollisti Cana përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ai ka bërë po ashtu të ditur se data e publikimit të këtij filmi është 5 dhjetor 2018.

Albania’s midfielder Lorik Cana celebrates at the end of the UEFA EURO 2016 Qualifier football match Portugal vs Albania at the Municipal Stadium in Aveiro on September 7, 2014. Albania won 1-0. AFP PHOTO/ MIGUEL RIOPA (Photo credit should read MIGUEL RIOPA/AFP/Getty Images)

Një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im @andidecka që më bindi para 2 vite rreth këtij projekti. Nuk ka qenë e lehtë por besoj ja ki dal Ando me gjithë partnerët qe të kanë mbështetur”, ka shkruar Lorik Cana në Instagram.

Ndërsa urimet nuk munguan edhe nga personazhe të njohur të showbiz e sportit, nga Bleona Qerreti te Ermir Lenjani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e ish-kapitenit të Kombëtares

Lorik Cana: Fati ndihmon atë që e kërkon

Ish-kapiteni i Kombëtares

Lorik Cana, baba për herë të dytë?!