MENU
klinika

Nderimi

Një statujë për Diego Armando Maradonën

01.11.2018 - 12:05

Dy ditë më parë, legjenda e futbollit argjentinas dhe jo vetëm, Diego Armando Maradona ka festuar ditëlindjen e tij të 58. Vetëm një ditë pas ditëlindjes, në Argjentinë është vendosur një statujë  e Maradonës në shenjë nderimi për atë çka Maradona ka dhënë për futbollin vendas dhe atë Botëror.

Statuja u vendos në një vend mjaft domethënës për ish-sulmuesin duke qenë se është zgjedhur stadiumi i Argentinos Juniors për shkak se në këtë ekip, Maradona ka debutuar për herë të parë 42 vite më parë.

Kjo nuk është hera e parë që një futbollit nderohet me statujë, duke qenë se shumë futbollistë që kanë bërë histori për vendin e tyre, kanë arritur të përfitojnë statuja.

maradona statuje
maradona statuje

Maradona vijon të jetë trajner në Meksikë dhe po kalon një moment të mirë, pasi skuadra që ai drejton është në vend të parë në kategorinë e dytë dhe një nga kandidatet për t’u ngjitur në elitën e futbollit meksikan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN