MENU
klinika

Kurë Mjekësore

Njehësohuni me artin në muzeume, me natyrën

19.11.2018 - 10:32

Shkencëtarët thonë se dhimbja e dhëmballës shuhet kur ti fillon të ecësh, prandaj ecni sa më shumë shprehen ata t’ju pushojë dhimbja. Por ecja në natyrë vlen dhe për t’u relaksuar, dhe për të mbajtur një regjim normal dhe ekuilibrues me trupin tënd. Njeriut i duhet harmonia trupore dhe mendore, fizike.

Megjithatë nuk mendohesh që një galeri mund të shëronte gjithashtu pacientët e ardhur te doktori për grip, stres, ankth , depresion. Duket si diçka e tepërt por në Kanada sipas Quartz kjo ndodh.

Një bashkëpunim në mes të një Muzeu dhe një Asociacioni të Doktorëve ka bërë që mjekët të japin sygjerime për vizita në Muze dhe ecje në natyrë për pacientët që kanë problem të ndryshme, sikur tensioni i lartë apo ankthi.

Në Skoci kjo preferohet prej shumë kohësh, ecja në natyrë është ilaçi më i mirë për shumë sëmundje për t’u kuruar.

Profesionistët e mjekësisë janë të sigurt se vizitat në muzeume mund të çlirojnë energji positive në trupin tonë, si dhe çlirojnë gjendje emocionale  të këndshme që vepron me organizmin e brendshëm.

Mjedisi i jashtëm është një nga faktorët më të rëndësishëm të ndikimit psikologjik që në kohën e hershme kur është ndarë neoruologjia me psikologjinë si degë shkencore.

“Hormonet tona vihen në lëvizje kur vizitojmë muze arti, kur shohim art, dhe hormonet janë përgjegjëse për mirëqenien tonë” thotë Helene Boyer nga Asociacioni Francezo-Kanadian i Mjekësisë.

Të shohësh art është vërtetuar që edhe e zvogëlon vetminë për 15 përqind, nga fakti se takojmë njerëz, flasim me njerëz, dhe ushqehemi me art. Por vetmia ndikon në psikologjinë pozitive të njeriut si dhe ofron një ndikim bashkëveprues më të madh me të tjerët.

Në anën tjetër, natyra gjithmonë ka qenë mike e shëndetit të njeriut, njeriu nuk mund dot t’i shmanget asaj, sepse vetë njeriu është pjesë e natyrës, ai është biologjik në natyrë e sigurisht ka zhvilluar kulturën e tij.

Sa do ta shfrytëzojë ai është dhe derivat i saj, por sa do t’i largohet ai rregullohet po prej saj. Janë të pafundme rastet kur njerëzit e sëmurë janë shëruar nga natyra.

Janë shëruar nga ecja, nga ajri, nga uji i pastër. Kur kësaj i shtohet dhe një panoramë mbreslënëse gjendja e brendshme e njeriut pëson ndryshime pozitive të mëdha.

Me anë të kulturës ai ka zhvilluar art ku mund të përmirësojë gjendjen e tij shëndetësore. Arti shëron jetë dhe e bën atë më të gëzuar, më të kënaqshme.

Në shekullin e 18 Barok Spinoza del në një nga shumë përfundime doli se ‘’Natyra është Zoti’’ prandaj praktikohuni sa më shumë me këtë Zot, njehësoheni, ngjizuni dhe shkrihuni në të për të qenë më njerëzor sa dhe natyral, më të dobishëm dhe vlefshëm për vetveten dhe kjo sigurisht ndikon dhe në psikologjinë shoqërore.

Shumë kultura të kombeve e vënë në rëndësi të parë natyrën. Psh japonezët shkrihen njësh me kulturën, për ta kultura është e shenjtë, psh ecja në natyrë, dëgjimi i pemëve, vëmendje kundrejt luleve, ngjyrave, për të marrë erërat dhe aromën e natyrës, prekja e pemëve, kjo në terapinë e tyre quhet ‘’Forest bathing’’. Për ta natyra është e shenjtë.

Bukuria nga ana estetike brenda natyrës lë shenjë për mirë si formë arti natyral

Po kjo nuk është vetëm për Japonezët por dhe për indianët e Amerikës. Për ata gjithë natyra është kuptimi i jetës, harmonisë, kuptimit të ekuilibrit të njeriut, sepse njeriu nuk mund të jetojë e të zhvillohet dot pa të. prandaj ata njehësohen për ta shpallur perfeksion, si gjendjen më të arrirë për ekulibirin mendor  dhe trupor.

Në kuptimin universal të vlerave shumë kombe njehësohen se ndikimi pozitiv në të ecur, në art, në pamje të një mjedisi të këndshëm, të të eksploruarit art, qoftë në galeri apo në ambiente të hapura rregullon shëndetin fizik dhe mendor për një ekulilibër dhe harmoni të domosdoshme për njeriun.

Nga Eugent Kllapi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN