Ideja e kryeministrit Zoran Zaev për falje dhe pajtim, has në kundërshtim në partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, e cila këtë e quan drejtësi selektive.
Sipas tyre, Zaev po e shfrytëzon gjyqësorin për të arritur qëllimet e tij, ndryshimin e emrit të shtetit.
Në partinë e Mickoskit thonë se për ta i vlefshëm është vetëm ligji për amnisti i cili do t’i përfshinte të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjet e 27 prillit, në të kundërtën nuk do të mbështetin asnjë propozim tjetër të Zaev.
“VMRO-DPMNE-ja gjatë gjithë kohës po njofton për pazarin që po bëhet me drejtësinë. Drejtësinë selektive me të cilën Zoran Zaev luan duke e zotuar gjykatën, është mënyra se ai qeverisë duke ushtruar presion dhe terror ndaj politikanëve kundërshtarë. Atë që tani po e thotë Zaev nuk është më ndryshe nga ajo që e tha fillimisht, të cilën më pas e tërhoqi se duke mohuar të ketë përmendur amnisti. Të gjithë këtë e bëri në funksion të votimit të marrëveshjes kapitulluese anti-shtetërore”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.
BDI-ja sikurse Zaev si rrugë të vetme të anëtarësimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike e sheh përmes pajtimit në Kuvend.
Pa dashur të komentojë prerazi amnistinë, Artan Grubi thotë se vendimet për pajtim do të merren në Parlament me vullnet politik duke mos ndikuar gjyqësorin. /Konica.al/