MENU
klinika

Takimi Thaçi-Haradinaj

Pacolli: Në shtëpinë time nuk ka darka të helmuara

19.11.2018 - 10:31

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj shkrimeve të disa mediave rreth një darke të përbashkët të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj në shtëpinë e tij në Hajvali, duke thënë se pohimet që kanë dalë nga ky takim janë të pavërteta.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se Thaçi dhe Haradinaj janë ftuar nga zëvendëskryeministri Pacolli, për një darkë të përbashkët, me shpresën për t’i ulur gjakrat, por në këtë takim ka pasur të shara.

thaci-haradinaj-konica.al
thaci-haradinaj-konica.al

I menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të diplomacisë së Kosovës, i cili përmes një statusi në Facebook i ka quajtur këto pohime të pavërteta.

Postimi i plotë i Pacollit

Në shtëpinë time nuk ka helm e as darka të helmuara.

Jam i shqetësuar më guximin e juaj për të gënjyer. Nuk mund të helmohet opinioni me lajme të tilla të pavërteta.

Në shtëpinë time kam shtruar darkë miqësore me miq (me siguri edhe për ju që sot përbuzeni).

Secili informacion tjetër është i pavërtetë dhe gënjeshtër! /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN