MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Panucci e pranon: Largimi im, në dorë të Dukës

19.11.2018 - 14:42

Pritej të kishte ndonjë zhvillim në konferencën për shtyp të trajnerit të Kombëtares, Christian Panucci, që foli sërish mediet, kësaj radhe nga Durrësi, para ndeshjes ndaj Uellsit. Tekniku italian edhe njëherë tjetër merr përgjegjësitë dhe thotë që të ardhmen e tij e ka në dorë presidenti i FSHF-së.

Si është raporti juaj me presidentin e FSHF? Keni biseduar me Dukën, kjo është ndeshja e fundit, apo do vazhdoni?

Këtë pyetje bëjani Dukës, mos ma bëni mua. Unë jam trajneri i Kombëtares dhe normalisht kam pozicionet dhe detyrat e mija. Këtu ka shumë të vërteta që nuk ka asnjë interes për t’i thënë, duhet të zgjidhim problemet e ekipit.

Si mund të dilet nga ky tunel?

Ka 1 vit e gjysmë që ekipi ka bërë një rënie, objektivi është të ecim sa më parë. Nga tuneli dilet duke punuar. Askujt nuk i intereson të thotë sa lojtarë i kanë munguar Shqipërisë në 1 vit e gjysmë. Gjermania doli e fundit në Ligën e Kombeve, imagjinoni çfarë mund t’i thonë të shkretit Low.

panucci e duka
panucci e duka

Kur të jetë gjithë grupi në dispozicion, kjo skuadër mund të tentojë të shkojë në Kampionatin Europian. Duke qenë se unë jam përgjegjësi i vetëm, jam përpjekur të sjell diçka ndryshe.

Duke qenë se janë njerëzit arrogantë dhe nuk ndryshojnë mendim, nuk kam asnjë problem të them që duhet të ndryshojmë patjetër. Historia tregon diçka tjetër. Unë nuk jam idiot. Duhet të ndryshoj. Po vazhduam në këtë rrugë, vë në vështirësi lojtarët.

Çfarë do të ndryshojmë, duke filluar që nesër?

Nesër do të duhet një ulërimë nga lojtarët, duhet të tregojnë atributet e tyre. Dëgjoj një stadium që ofendon me të drejtë, jam një person serioz dhe e vuaj shumë këtë gjë. Kam gabuar në këtë vit idenë e futbollit që duhet të sillja. Prandaj do të ndryshojmë dhe shpresoj të shkojmë në një rrugë që do të jetë e dyta.

Mos ndoshta keni gabuar që keni qenë euforik?

Nuk kemi treguar atë që ne jemi si Kombëtare. Kjo peshon në karakterin tim. Nuk i stërvit çdo ditë lojtarët. Duhet të trajnosh sa më pak të jetë e mundur me ndryshimet e lojtarë.

Shumë ekipe “big” ka rënë nga Liga, nuk kam dëgjuar për ndërrimin e trajnerit, kjo është gjëja e fundit që diskutohet. Në Kombëtare nuk ka asnjëherë provë, jemi përpjekur të sjellim një ide, por nuk shkoi mirë.

Keni folur me presidentin?

Jo nuk kam folur akoma me presidentin.

Plani B është nëse nuk dëmtohen lojtarët?

Unë grupin e kam në mendje, kam 6-7 lojtarë të dëmtuar që nuk janë. 10 lojtarë që kanë luajtur ndaj Skocisë nuk luajnë me klubet e tyre. Ky është një problem për mua. Ideja për të shkuar në një futboll ofensiv, ka qenë e gabuar.

panucci dhe duka
panucci dhe duka

E keni telefonuar mbrojtësin argjentinas?

E di kush është, e kam parë, por nuk e kam telefonuar kurrë.

Futbollistët nga kampionati shqiptar…

Kam thirrur Gavazajn, Gurin, Lilajn, Abazajn. Nëse nuk luajnë në klubet e tyre nuk kam si i thërras. Gavazaj dhe Lilaj ishin te Skënderbeu, Guri te Kukësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF-së nuk nxitohet

A do ta shkarkojë Duka trajnerin Panucci?