MENU
klinika

Klubi i kuq

Partizani ka një lajm të mirë për tifozët e vet

05.11.2018 - 20:29

Një banderolë me përmbajtje raciste e shfaqur nga 2-3 individë në stadiumin “Selman Stërmasi” pas ngarjes në Bularat të Gjirokastrës ku u vra një minoritar grek nga policia, tifozët e Partizanit u dënuan me 2 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës një javë më parë, për tifozët në ndeshjet si vendas.

Në fakt, si grupimi “Ultras Guerrils”, ashtu edhe klubi Partizani, por madje edhe drejtori i klubit Olsi Rama u distancuan dhe kërkuan që të identifikohen dhe hetohen këta persona, megjithatë, Disiplina dënoi tifozërinë dhe klubin me gjobë.

Pikërisht për këtë dënim, Partizani e luajti pa tifozë sfidën e kësaj fundjave ndaj Kamzës, teksa e fitoi minimalisht 1-0. Megjithatë, klubi i kuq ka vendosur të shlyejë me gjobë gjysmën e mbetur të dënimit.

banderola
banderola

Kjo do të thotë që në ndeshjen e javës tjetër në shtëpi (të dielën, 17:00), atë ndaj Laçit, tifozët e kuq do të jenë të pranishëm në tribunat e “Selman Stërmasit”, për të ndjekur ekipin në luftën për vendin e parë në renditje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN