MENU
klinika

Stërvitja e Kombëtares

Pllakos heshtja kuqezi, flet vetëm Panucci

18.11.2018 - 14:25

Situata në Kombëtaren shqiptare është e akullt, ashtu si moti. Pas humbjes së mbrëmshme, kuqezinjtë u rikthyen në heshtje në stërvitjen e sotme, ku për 15 minutat e para u dëgjua vetëm zëri i Christian Panuccit, që mbajti një fjalim të përpara lojtarëve.

Trajneri, i cili në përfundim të ndeshjes mori përsipër përgjegjsitë e kësaj humbjeje, përpara futbollistëve e veçoi grupin larg pranisë së medias, por nga gjestet, mimika dhe tonet e përdorura u kuptua që nuk ishte një bashkëbisedim i qetë.

Sa i përket seancës stërvitore në prag të miqësores me Uellsin, Panucci e përqendroi kryesisht atë te lojtarët që nuk luajtën në ndeshjen e kësaj të shtune, ndërsa zhvilloi dhe një sfidë miqësore brenda grupit për të patur një ide më të qartë mbi formën e futbollistëve.

Pra, me sa vihet re, Panucci kërkon një fitore në miqësoren ndaj Uellsit, si për të zbutur disi atë humbje të thellë ndaj Skocisë. Vendimi përfundimtar për të ardhmen e Panuccit me siguri do të merret vesh pas së martës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF-së nuk nxitohet

A do ta shkarkojë Duka trajnerin Panucci?