MENU
klinika

Grekët s’i japin leje

Po bën ushtrinë, nuk vjen as Durmishaj

12.11.2018 - 21:34

Fiorin Durmishaj nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të përfaqësueses shqiptare për ndeshjet kundër Skocisë dhe Uellsit. Futbollisti ishte ftuar sot nga trajneri Panuçi për t’u bërë pjesë e grupit të kombëtares shqiptare pas dëmtimit të Manajt, por përgjigja që ka marrë është negative dhe këtë herë fajin e ka Greqia.

Durmishaj e ka të pamundur të largohet pasi po kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak atje, meqë po pajiset edhe me dokumentet greke. Si rrjedhojë, ai nuk ka qenë i gatshëm për t’iu bashkuar përfaqësueses shqiptare në këtë moment kur do të ishte i nevojshëm pasi nuk ka shumë alternativa për kuqezinjtë në repartin e avancuar.

Sipas “VIP Sport”, FSHF, pas kontakteve me klubin e Panionios në Greqi, ky i fundit i ka bërë të qartë zyrtarëve të FSHF-së se lojtari e kishte të pamundur të udhëtonte drejt Shqipërisë në këtë periudhë për t’iu bashkuar asaj.

Fiorin durmishaj
Fiorin durmishaj

Nuk dihet ende se çfarë do të vendosë trajneri Panucci dhe nëse do të ftojë ndonjë emër tjetër në një moment kur grupi i lojtarëve ka filluar të tkurret pas mosparaqitjes së Balliut që e pengon klubi dhe pamundësisë së Durmishajt për të udhëtuar drejt vendit tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN