MENU
klinika

Ankand

Pse kjo pikturë kushton 92 mln$?

15.11.2018 - 12:48

Është shitur në një ankand në New York për gati 92 milionë dollarë një pikturë ikonike e artistit të famshëm amerikan, Edward Hopper.

Piktura “Chop Suey” e cila u realizua gjatë vitit 1929, u bë piktura më e shtrenjtë e Hopperit e shitur ndonjëherë në ankand.

“Woman as Landscape” e Willem de Kooningut u shit në të njëjtin ankand për 68.9 milionë dollarë. Kjo pikturë ishte e vitit 1955. Edhe ajo arriti të thyejë rekordin e artistit holandez.

Edward Hopper është njohur gjerësisht si piktori më i rëndësishëm realist i Amerikës së shekullit të njëzetë. Por vizioni i tij për realitetit ishte i përzgjedhur, duke reflektuar temperamentin e tij në sheshet e qytetit, në peizazhet dhe në pamjet e izoluara që ai zgjodhi për të pikturuar.

Puna e tij tregon se realizmi nuk është thjesht kopjim literal ose fotografik i asaj që shohim, por një interpretim pasqyrues.

Ajo ishte një nga 91 pikturat e artit modern të vendosura në ankand nga ndërmarrësi amerikan, Barney Ebsworth.

Edward Hopper u lind në 1882, në New York, në një familje të klasës së mesme. Prej 1900 deri në 1906 ai studioi në Shkollën e Arteve të New York-ut, dhe ndërsa në shkollë u zhvendos nga ilustrimi në veprat e artit të mirë.

Pas përfundimit të shkollimit të tij, ai punoi si ilustrues për një periudhë të shkurtër kohore; pasi përfundoi kjo rrugë karriere, ai bëri tre udhëtime ndërkombëtare, të cilat kishin një ndikim të madh në të ardhmen e punës së tij dhe llojin e artit që do të përfshihej gjatë karrierës së tij.

 

Ai bëri tri udhëtime në Evropë midis 1906 dhe 1910. Në retrospektivë, Evropa ishte vetë Franca, dhe më konkretisht, Parisi, për Edward Hopper.

Ky qytet, arkitektura, drita e tij dhe tradita e artit, ndikuan në mënyrë të vendosur në zhvillimin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN