MENU
klinika

Deklaratat e rënda të zyrtarëve turq

Rasti Khashoggi/ “Ekspertët sauditë fshehën provat”

05.11.2018 - 17:13

Arabia Saudite urdhëroi një kimist dhe ekspert të toksikologjisë në Stamboll pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi të përpiqeshin të fshihnin prova të vrasjes, sipas një gazete turke.

E përditshmja Pro-qeveritare Sabah njoftoi të hënën se Arabia Saudite dërgoi në Stamboll një ekip 11-anëtarësh, nëntë ditë pasi kontribuesi i Washington Post u zhduk pasi hyri në konsullatën saudite për të marrë disa dokumente që i nevojiteshin për martesën e tij.

Gazeta tha se kimisti Ahmad Abdulaziz al-Janobi dhe eksperti i toksikologjisë Khaled Yahya al-Zahrani ishin pjesë e të ashtuquajturit ekip hetimor, i cili vizitoi konsullatën çdo ditë deri më 17 tetor.

Detajet më të reja mund të shpjegojnë pse Arabia Saudite nuk i lejoi policisë turke të kërkonte në konsullatë deri më 15 tetor.

Ndërkohë që zyrtarët e Rijadit kanë pranuar se vrasja ishte e planifikuar, deri tani nuk kanë pranuar të publikojnë detajet e vendndodhjes së trupit të zhdukur të 59-vjeçarit.

Kryeprokurori i Turqisë tha javën e kaluar se Khashoggi u vra sapo hyri në konsullatë dhe gjithashtu konfirmoi se trupi u shpërbë.

Yasin Aktay, një këshilltar i Erdoganit, la të kuptohet në një artikull të botuar të premten se trupi mund të ishte tretur në acid.

Në një editorial të botuar në The Washington Post, Erdogan akuzoi autoritetet në Riad që kanë refuzuar t’iu përgjigjen pyetjeve kryesore rreth vrasjes, pavarësisht arrestimit të 18 të dyshuarve dy javë më parë. Ai tha se urdhri për vrasjen e gazetarit erdhi nga “nivelet më të larta” të qeverisë saudite.

Vrasja ka dëmtuar rëndë sundimtarin e mbretërisë.

Javën e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm Saudit Shejh Saud al-Mojeb u takua me autoritetet turke në Stamboll, por refuzoi të shkëmbejë informacion, sipas zyrtarëve turq. Një zyrtar i lartë turk tha se zyrtarët sauditë dukeshin të gatshëm të bashkëpunonin për hetimin.

Sipas Andrew Simmons i Al Jazeera, duke raportuar nga Stambolli, hetuesit sauditë i kishin kërkuar në mënyrë të përsëritur zyrtarëve turq akses në telefonin e Khashoggit.

Në mënyrë të ngjashme, të dielën një burim turk i sigurisë i tha Al Jazeera se regjistrimet audio nga brenda konsullatës tregojnë se vrasësit e Khashoggit po përpiqeshin ta gjenin telefonin e tij menjëherë pas vrasjes së tij.

Gazetari ka qenë kritik i sundimtarëve në Arabinë Saudite. Ai është vrarë pasi ka hyrë në konsullatën e vendit të tij në Stamboll, më 2 tetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkon të dijë ku ndodhet trupi i gazetarit

Erdogan po shton presionin ndaj Arabisë Saudite

"Të gjitha pyetjet do të marrin përgjigje"

Erdogan: Vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar

Kërkon ekstradimin e 18 të dyshuarve

Rasti Khashoggi/ Prokurori saudit mbërrin në Stamboll