MENU
klinika

Gazeta zvicerane

“Shaqiri? Fituan serbët dhe jo Liverpool”

06.11.2018 - 14:57

U trumbetua shumë që pas hedhjes së shortit, por dje Jurgen Klopp shuajti polemikat duke lënë Xherdan Shaqirin në Liverpool dhe mos udhëtonte në Beograd. E gjitha kjo për shkak të problemeve politike dhe pas provokimit me shqiponjë në Kupën e Botës, kur Shaqiri shënoi së bashku me Xhakën.

Në dy kampet nuk ka pasur më diskutime, por ky vendim nuk u ka pëlqyer aspak zviceranëve, që natyrisht do të donin që të shihnin futbollistin e tyre në “Champions”. Mediat e ndryshme zvicerane shkruajnë se me këtë vendim u tregua përulësi kundrejt serbëve dhe se probleme politike janë në përmasa të mëdha, sidomos me lënien jashtë të Shaqirit.

“Shaqiri u la jashtë nga një gjest, por që nuk ka aspak lidhje me një deklaratë politike. Ai u la jashtë që të mos përzihet politika me sportin. Liverpool po lejon politikën të ndërhyjë në sport dhe kjo është edhe më tragjike.

Fituesi është caktuar përpara fillimit: Janë nacionalistët serbë. Edhe nëse yjet e tyre të kuq nuk shkëlqejnë sonte dhe pësojnë humbje, nacionalistët mund të krenohen.

Më e pakta, është që ata arritën të ndryshojnë formacionin e Liverpool edhe pa qenë aktivë. Edhe, ta mendosh se takimi Crvena Zvezda-Liverpool nuk ka prodhuar tituj të mëdhenj në media, deri në momentin që ndërhyri Klopp dhe njoftoi se nuk do të grumbullojë Shaqiri”, – shkruan një nga gazetat zvicerane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN