MENU
klinika

Mbështetja amerikane

SHBA-ja mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

27.11.2018 - 09:35

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, më të cilin ka biseduar për çështje bilaterale, rajonale dhe më gjerë.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar Sekretarin Pompeo për mbështetjen e Administratës Trump për Kosovën dhe për mbështetjen historike që populli amerikan i ka dhënë popullit të Kosovës.

Thaçi dhe Pompeo, kanë biseduar për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

SHBA-ja mbështet Kosovën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila i hap rrugë njohjes reciproke dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka thënë presidenti Thaçi.

Mbështetja e SHBA-së, sipas tij, është përcaktues për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe krijimin e një konsensusi më të madh brenda dhe jashtë Kosovës.

Ishte konkludim i përbashkët se nëse nuk e shfrytëzojmë këtë momentum historik, ne rrezikojmë të hyjmë në një cikël të rrezikshëm jo vetëm si Kosovë, por edhe si rajon. Prandaj, mënyra e vetme për ta mbyllur njëherë e përgjithmonë çështjen e Ballkanit është arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, ka theksuar se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës, me theks të veçantë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Konica.al/

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje