MENU
klinika

Dua dhe Bebe

Shkëlqejnë në MTV e ja marrin valles shqiptare

05.11.2018 - 14:46

Këngëtarja latine Camilla Cabello mori më shumë çmime në “MTV Europe Music Awards”, versioni europian i çmimeve të ish-rrjetit muzikor, por edhe këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa e Bebe Rexha, nuk mbetën jashtë vëmendjes.

Dua Lipa rrëmbeu çmimin si “artistja më e mirë e muzikës pop”, ndërsa shkëlqeu edhe një tjetër shqiptare, Bebe Rexha, e cila me performancën e saj, nga një vaskë banjoje në një skenë qendrore që ngrihet, e rrethuar nga 100 balerinë, elektrizoi publikun me “I’m a mess”.

Por dy këngëtaret me origjinë shqiptare nuk e mbyllën këtu festën e tyre, ajo zgjati gjatë. Dua dhe Bebe kanë kërcyer valle shqiptare në mes të Spanjës. Mes tyre ishin motra dhe vëllai i Duas, Rina e Dukagjin, si edhe të huaj, që po trajnoheshin nga këngëtaret sesi të kërcenin.

Pjesa më e bukur e mbrëmjes së kaluar ishte të bëja miq të rinj dhe të kërceja valle në dhomën time të hotelit,“-shkuan Bebe në videon e postuar në Instagram. Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha së bashku me Dua Lipën, i kanë treguar edhe njëherë ndjekësve të tyre se si festojnë shqiptarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja me origjinë shqiptare

Dua Lipa i surprizon, fanset shpërthejnë në lot


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat